• |
ide | kryesore

Qelizat staminale shpresa e fundit e Schumacher: familja e mohon këtë operacion

-Instant, Sport



Çdo lajm mbi Michael Schumacher ndez shpresë e emocione. E fundit që është shfaqur në rrjetet sociale, bën fjalë për një ndërhyrje rigjeneruese me qelizat staminale. Sipas asaj që bën të ditur “Daily Mail”, ka qenë Philippe Menasche që është marrë me operacionin këto ditë, por lajmi është mohuar nga stafi i ish-pilotit të Formula 1.

Lajmet që kanë në qendër emrin e 51 vjecarit, shtatë herë kampion bote në Formula 1, shpesh janë fake neës, si në rastin e rigjenerimit të sistemit imunitar, që nuk do të kishte kuptim në një moment jashtzakonisht delikat, në të cilin cdo strukturë sanitare duhet të bëjë llogaritë me protokollet e lidhura me Koronavirus.

Terapia e qelizave staminale, e njohur edhe si mjekësia rigjeneruese, promovon përgjigjen për riparimin e indeve të sëmura, jofunksionalë ose të dëmtuara duke përdorur qelizat burimore (staminale) ose derivatet e tyre. Ky është kapitulli i ri i mjekësisë, që vjen pas atij të transplantimit të organeve dhe përdor qelizat në vend të organeve të dhuruara, të cilat janë të kufizuara. Qeliza burimore manipulohen për t’u specializuar në lloje të veçanta qelizash, siç janë qelizat e muskujve të zemrës, qelizat e gjakut ose qelizat nervore.

Kanë kaluar 6 vjet e gjysëm nga ai 29 dhjetor në pistën e Meribel, por mbrojtja e privatësisë së gjendjes së pilotit nga ana e familjes vazhdon e do të vazhdojë, pa e ditur akoma edhe sot se pas atyre syve të hapur është një gjendje e ndërgjegjshme apo jo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *