• |
ide | kryesore

Basha u premton bizneseve në Njësinë nr.1 në Tiranë: Në planin tonë do keni detyrim vetëm 0.5 % të xhiros vjetore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha takoi sot bizneset në Njësinë nr.1 në Tiranë. Sipas statusit në Facevook, Basha ka dëgjuar nga afër shqetësimet e bizneseve, ndërsa ai theksoi se kriza ekonomike po thellohet çdo ditë.

Përmes një deklarate, kryeopozitari tha se banorë dhe sipërmarrës të vegjël të kësaj njësie janë të frustruar nga rënia e fuqisë blerëse dhe konsumit.foto galeri

MESAZHI I BASHËS
Kriza ekonomike po thellohet çdo ditë. Në çdo takim dhe bashkëbisedim në qytete dhe zona rurale mbizotëron një gjendje e rëndë, vështirësi që sa vijnë e shtohen, pamundësi dhe pasiguri për mbijetesë që thellohen përditë.
Banorë dhe sipërmarrës të vegjël në Njësinë Nr.1 në kryeqytet janë të frustruar nga rënia e fuqisë blerëse dhe konsumit, faturat e rritura të energjisë dhe ujit dhe presioni i përditshëm i inspektorëve që sillen si banda dhe jo si punonjës shtetërorë.

Përballë kësaj Shqipërie reale të halleve dhe problemeve që janë shtuar prej dështimit të qeverisë vazhdon propaganda e shplarë dhe presioni i tatimorëve që u zhvat bizneseve dhe qindarkën e fundit. Paratë që duhet të shkonin për të nxitur konsumin, për të ndihmuar sipërmarrësit përfundojnë te 5 oligarkë përmes tenderave e PPP-ve korruptive.

RAMAVIRUSI me paaftësinë dhe arrogancën e tij i ka braktisur qytetarët dhe bizneset, duke i lënë pa mbështetje ekonomike, teksa nuk heziton t’i zhvasë dhe përdorë në mënyrë korruptive taksat e qytetarëve.
Kjo braktisje do të marrë fund. Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë në krah një qeveri që kujdeset për interesin dhe mirëqenien e tyre dhe jo për xhepat e një grushti oligarkësh.
Biznesi i vogël është shtylla kurrizore e ekonomisë ndaj në planin tonë do të ketë një detyrim të vetëm, që do të jetë 0.5 % të xhiros vjetore. Çdo biznes do të ketë pullën tatimore dhe asnjë punonjës shteti qendror apo bashkiak nuk do të lejohet të hyjë në biznes. Ne do ta heqim bandën e tatimorëve dhe inspektorëve nga qafa e biznesit. Ne do t’i rikthejmë qytetarëve paratë e zhvatura duke investuar gjithçka për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme, për të stimuluar punësimin dhe rritur mirëqenien.



6 Comments

  1. Une kam nje byrektore dhe nje gomisteri. kam edhe nje vella qe mban nje pike lloto meceftas
    neve ca na premton?

  2. ASHTU THA EDHE KURVA E GJATE E RIPIÇKAVE POR NA SHKATERROI KOMPLET ME TAKSA DHE GJOBA . PSE DUHET TE BESOJ ?

  3. Ky eshte sistem qe nuk ke rruge tjeter pervec se te besosh. Mjafton mos besosh dy here te njejtin mashtrues dhe ke shpetuar veten dhe sistemin. Shqiperia vuan se shqiptaret, sidomos te majtet, besojne te njejtet mashtrues pa fund. Demokratet ne fakt e bene detyren ne 2013, ndoshta dhe ne 1997. Te majtet nuk kane bere asgje. Tashme jane fatkeqesi kombetare me bllokimin mendor qe kane.

  4. Në këtë kërkesë renditen 3 prova të reja, të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, të cilat kërkohen të merren në shqyrtim nga Gjykata e Tiranës.

    Prova e parë ka të bëjë me kontrata të firmosura nga Lulzim Basha duke përdorur të dhenar e pashaportës së tij diplomatike.

    Prova e dytë, janë shërbime të faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën totale 675.000 dollarë.

    Dhe prova e tretë, lidhet me deklarimin zyrtarisht se kompania guackë Biniatta Trade, do të kompensojë/do të paguajë lobistin Nicolas Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike.Ja ndigjoni kete loqen neri dhe te gjitha i keni zgjidhur ore loqja e majte e lulshit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *