• |
ide | kryesore

Mbyllen kutitë e votimit në Serbi, por fituesi dihet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zgjedhjet parlamentare dhe lokale u mbajtën këtë të diel në Serbi. Vendvotimet u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe u mbyllën në 20.00. Pjesëmarrja raportohet diku te 45.5%.

Të drejtë vote kishin mbi 6,5 milionë qytetarë, për të zgjedhur midis gjithsej 21 partive, koalicioneve ose listave, të cilat duhet të kalojnë pragun prej 3% për të hyrë në parlament. Zgjedhjet u mbajtën edhe në Kosovë, nën mbikëqyrjen e OSBE-së. Kuvendi i Serbisë ka 250 deputetë.

Fituesi i këtyre zgjedhjeve dihet pasi për shkak të bojkotit të opozitës, partia e Presidentit Vuçiç mund të marrë mbi 60% të votave. Sipas sondazheve të fundit, një betejë e fortë do të zhvillohet për futjen në Kuvend të partive të tjera. E sigurt është për hyrjen në Kuvend, Partia Socialiste e Serbisë (SPS), e ministrit të Jashtëm Ivica Daçiç, e cila është në koalicioni qeverisë me partinë e Vuçiçit.

Nga radhët e opozitës shumë parti do të kenë problem ta kalojnë pragun prej 3%. Në sondazhe thuhet se këtë prag mund të kalojnë Lidhja Patriotike Serbe (SPAS), e ish-sportistit Aleksandar Shapiç, si dhe Lëvizja Liberale e Qytetarëve të Lirë (PSG), e cila drejtohet nga aktori Sergej Trifunoviç.

Në zgjedhje kandidojnë 21 lista të ndryshme. Ndër ata që mund të futen në parlament janë edhe radikalët e të dënuarit për krime lufte në Tribunalin e Hagës, Vojisllav Sheshel si dhe partitë e minoriteteve hungareze dhe shqiptare.

Vuçiç është në pushtet prej 8 vjetësh, në postin e kryeministrit dhe tashmë të presidentit. Gjatë kësaj kohe ai ka marrë nën kontroll shumicën dërmuese të mediave, ku politikanët kritikë nuk kanë ndonjë qasje. Gazetarët hulumtues kanë zbuluar një varg aferash, ku shihet lidhja mes krimit të organizuar, blerjes së votave dhe punësimeve partiake.

Të gjitha këto janë përmbledhur edhe në raportin e organizatës Freedom House, e cila Serbinë për herë të parë nuk e radhit ndër vendet demokratike, që nga koha e vrasjes së kryeministrit Zoran Gjingjiç në 2003. /LAPSI.al



3 Comments

  1. HASHIM THACI ,EDI RAMA ,YMER GELBAZA,BATON HAXHIU SHUME TE GEZUAR SE FITOJ ALEXANDER VUCIC NR SERBI thotë:

    EDI RAMA 99%,ALEXANDER VUCIC 98%, PUTINi 97%,ERDOGHANI 95% fitojn VOTIMET

  2. NJE TRESHE DO TE BEHET NJE NATE ME HASHIM THACIN ALEXANDER VUCIC DHE RICHARD GRENELL thotë:

    HASHIM THACI DHE DULLA I KANE LEJUAR OR MIK,PER TE VOTUAR NE KOSOVE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *