• |
ide | kryesore

“The Sinner”, seriali i gruas mëkatare që ju dorëzua fatit

-Instant, Paparazzi, Slider



Për të gjithë të apasionuarit pas misterit në kinematografi, vrasjeve dhe investigimit policor që vjen pas tyre, sot kemi zgjedhur një ndër serialet me të njohur të kësaj kategorie, që titullohet “The Sinner” dhe nuk duhet kurrsesi ta humbisni!

Por për çfarë flet “The Sinner”?

Seriali, që e gjeni në NETFLIX, flet për një grua, në dukje me një jetë normale, dhe me familje normale që kryen një vrasje të tmerrshme. Të gjithë e dinë që ajo e bëri, por askush nuk e di përse! Ndaj “The Sinner” është kategorizuar si një Whydunit: një mister që tërheq më tepër vëmendjen në lidhje me motivin, sesa identitetin e një krimineli!

Si rrjedhin ngjarjet!

Një grua në plazh shkon për të notuar dhe nga askund, pushtohet nga një ndjesi e çuditshme. Ajo kthehet në breg, përqafon djalin e saj, ha një dardhë dhe më pas godet me thikë 7 herë një burrë deri në vdekje.

Pse? A e njihte ajo viktimën? A i riktheu kujtimet e ndonjë traume të fshehur? A ishte faji i mjekimit që po merrte apo sepse ai po luante muzikë të lartë në telefonin e tij në një zonë të mbushur plot me njerëz? Vetë gruaja nuk duket se e di. Çfarë ndodhi? Kjo është pyetja kryesore në zemër të “The Sinner”!

Seriali është i bazuar në romanin e Petra Hammesfahr me të njëjtin titull dhe bazohet mbi dilemat e një gruaje Cora Tannetti, të luajtur nga Jessica Biel dhe detektivit të ngarkuar me çështjen, Harry Ambrose (Bill Pullman).

Një fajtore që kërkon të dënohet!

Ajo që të tërheq te “The Sinner” është kur shikon sesi Biel do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të marrë përsipër fajin. Në një film tjetër do të kishte një marrëdhënie si macja me miun mes kriminelit dhe policit, por kjo nuk ndodh këtu. Miu, në rastin e Biel, shtrihet në dysheme dhe lut macen Pullman, që ta hajë, dhe nuk mund ta kuptojmë pse.

Ajo menjëherë pranon fajësinë për të shmangur gjykimin, por urdhërohet një hetim, kështu që asaj i duhet të shpjegojë arsyet me detaje të tmerrshme.

Biel do të preferonte ta kalonte jetën e saj duke u kalbur në burg sesa të analizonte me të vërtetë veprimet e saj, por çdo detaj që lundron në sipërfaqe – problemet e drogës, një fëmijëri e tmerrshme, humbja e së motrës etj – fillojnë ta bëjnë atë të pamundur.

Nëse të tërheq seria e parë, do të të pëlqejë i gjithë seriali!

Jessica Biel fitoi çmimin e Aktores më të mirë në një nominim për Limites Series në Emmy dhe në fakt çmimi ishte i merituar për performancën e saj që të mbërthen.

Për detektivët që po hetojnë krimin e saj, motivi që ka Cora bëhet obsesioni i tyre dhe në tetë episodet e sezonit të parë, që flasin për jetën dhe sekretet e saj, bëhet edhe fiksimi ynë.

Dedektivi Pullman do të shndërrohet në armën e vërtetë sekrete të misterit. Ai është tmerrësisht i trishtuar dhe e ndjen se po punon mbi këtë çështje sepse është pjesa e vetme e jetës së tij që ai mund ta kontrollojë.

Por kujdes!

Skenat e dhunës janë aq të papritura dhe ekzekutohen aq realisht sa mund të jenë të vështira për t’u parë. Por kjo është më tepër çështje e kohës. Çdo veprim i dhunshëm ndodh pak para ose pasi të mendoni se do të ndodhë, dhe kjo është ajo që e bën pak të mërzitshëm!

“The Sinner” tërheq më tepër me psikologjinë e një gruaje të mbingarkuar nga trauma, dhe një e kaluar e tmerrshme. Pra nëse regjisori do të na tregonte se çfarë ndodhte brenda kokës së vrasëses, seriali ndoshta do të mbaronte në 10 min.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *