• |
ide | kryesore

Fifi dhe Ermal Fejzullahu do të vijnë me një bashkëpunim

-Instant, Paparazzi, Slider



Që kjo do jetë vera e bashkëpunimeve, kjo është pak por e sigurtë. Artistët shqiptarë kanë vendosur të bashkojnë forcat dhe të realizojnë super bashkëpunime, që si duket do e bëjnë këtë verë të paharrueshme. Deri tani janë ne kemi shijuar këngën e Ledrit dhe Capital T, teksa janë konfirmuar edhe duetet e mëposhtme:

Mozzik me Kidën
Majk me Ledrin
Majk me Getoarin
Enca me Don John
Bruno, Flori dhe Klajdi Haruni
Lumi B me Dafinën dhe Ledrin
Melinda dhe Nora
Young Zerka dhe Fifi
Ylli Limani me Lumi B

Megjithatë, duket se lista do jetë shumë e gjatë dhe dy emrat e lakuar së fundmi për një bashkëpunim janë Fifi dhe Ermal Fejzullahu. Sipas “Prive”, dyshja po punon për të sjellë një super këngë teksa ende nuk ka më shumë informacione. Projekti i fundit i Fifit u lançuar 3 javë më parë dhe mban titullin “A po vjen”, teksa të premten që lamë pas ajo solli një version remix të super hitit “Marova”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *