• |
ide | kryesore

Vajzat e Sylvester Stallone, yjet e reja të Hollywood

-Instant, Paparazzi, Slider



Sylvester Stallone është një nga aktorët më legjendarë të Hollywood, por duket se tashmë ka ardhur koha që fëmijët e tij të jenë yjet e rinjë.

Ai ka pesë fëmijë, 2 djem dhe 3 vajza. Tre vajzat ai i ka me bashkëshorten aktuale, Jennifer Flavin. Sophia Rose, Sistine dhe Scarlet Rose janë rritur tashmë e janë bërë tre zonjusha magjepsëse, të cilat kanë arritur të shkëputen nga imazhi i të atit dhe të ndërtojnë një të ardhme professionale për llogari të tyre. Pothuajse 25 vjeç, Sophia Rose ka mbi 1,3 milionë ndjekës ne Instagram dhe është e përfshirë në disa projekte të lidhura me industrinë e produkteve kozmetike. Është e apasionuar pas letërisë dhe përpara dy vitesh përfundoi studimet në Universitetin e Kalifornisë. Sistine Stallone është 22 vjeç dhe modele; duket se do të ecë në gjurmët e së ëmës, por vazhdon ndërkohë edhe studimet e larta. Scarlet Rose është ende në gjimnaz, por edhe ajo gëzon një fizik prek modeleje dhe duket se po ndjek të njëjtën linjë me motrat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *