• |
ide | kryesore

Tiranë, makina merr flakë në ecje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ndroq rreth orës 16.52 Burime zyrtare nga policia thane shkak për këtë incident dyshohet të jetë një defekt teknik.

Makina ka marrë flakë në lëvizje dhe është djegur plotësisht. Ndërkohë që mësohet se mjeti është në pronësi të një firme private. Nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm deme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *