• |
ide | kryesore

Pesë mite aspak speciale që u rrëzuan në Hagë

-Instant, Ide

Përdhosja e samitit serbo- shqiptar që do të mbahej këtë 27 qershor në Uashington, si pasojë e vendimit të Gjykatës Speciale për të shpallur marrjen e mundshme të Hashim Thaçit si të akuzuar, i ka vënë në vështirësi ekstreme të gjithë mbrojtësit pa kushte të projektit të dy presidentëve, të mbështetur nga Rik Grenell.


Të gjithë ata që deri më tani pretendonin se takimi në Shtëpinë e Bardhë nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, se fjala e Amerikës barabitej me atë të perëndisë, se grushti i shtetit kundër Albin Kurtit përligjej nga interesa më madhore, se fijet e qeverisë së re nuk i luante Hashim Thaçi, tani janë detyruar ti ridimensjonojnë qëndrimet e tyre.


Mitet që ata u rekën të ndërtojnë me mundim po shemben një nga një si kështjella të vogla rëre.

1) S’mund të ketë komplot kundër një plani ekonomik
Që kur u rrëzuan njëra pas tjetrës qeveritë Haradinaj dhe Kurti, që kur u kërcënua me ndërprerjen e ndihmës amerikane dhe tërheqjen e trupave nga Bondsteel, që kur u karkua në mënyrë ultimative heqja e takësës 100% pa vendosur reciprocitetin, që kur u bombardua me kushte Prishtina, pa i vënë një të tillë Beogradit, të shumtë qenë ata që propogandonin se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar.
Ata mjaftoheshin me fjalët e të dërguarit special për dialogun se nuk kishte dëgjuar gjë për shkëmbim teritoresh dhe se marëveshja ishte vetëm ekonomike.
Tani, të njëjtët po ulërijnë se prokurorët amerikanë të Hagës bënë një komplot. Se ata organizuan një puç për të prishur një marëveshje. Se mbrapa saj qëndrojnë ose ato shtete europiane që nuk e doni këtë “deal”, ose kundërshtarët demokratë të Trumpit në ShBA.

Por, pyetja që shtrohet është: nëse në Uashington do të flitej vetëm për ekonomi, punësim dhe investime, pse do qenë aq shumë të interesuar në të dy anët e Atlantikut për t’a prishur takimin? Pse kur nuk do arrihej asgjë dhe nuk do vizatoheshin harta, duhej të kishte aq shumë faktorë të angazhuar për të përdorur drejtësinë si digë për politikën?

E pra, të dy argumentet nuk mund të qëndrojnë së toku.

Asnjë mendje normale nuk mund të pranojë se u shpenzuan energji, u thurrën plane, u përdorën kulisa për të shkatërruar diçka që si prishte punë kërkujt. Vetëm nëse pranojmë se aty kishte një plan okult, me pasoja të rrezikshme, mund të imagjinojmë se dikush komplotoi kundër asaj që mund të ndodhte.

2) Barazimi i Amerikës me një kaubojs si Grenelli
Për një kohë të gjatë kushdo që ka shprehur dyshime për mënyrën arrogante dhe brutale me të cilën po vepronte i dërguari i persidentit Trump për dialogun, Rik Grenell, është ndeshur gjithmonë me retorikën idiote: ‘Kush je ti që po ngrihesh kundër ShBA-së? Etiketimet si anti-amerikan kastrist, çavist, rimonin menjëherë pas kësaj.

Të njëjtët që zhurmonin në këtë proces pro- amerikanizmi, sot kanë guximin të thonë se puçi i Hagës dhe samiti i Uashingtonit mund të jetë prishur nga kundërshtarët demokratë të presidentit Trump, që vazhdojnë të kontrollojnë shtetin e thellë në ShBA.
Po pyetja e thjeshtë është, po këta të dytët nuk qenkërshin amerikanë? Po ata kongresmenë demokratë, analistë dhe gazetarë që e shihnin me dyshim atë që nisi John Bolton dhe donte të përfundonte Grenell, mos janë gjë marksistë, kubanezë, venezuelianë?

E pra, nuk ka idiotsi më të madhe se sa të mbash mbi supe epitetin qesharak të anti- amerikanit, kur të qëllon të jesh kundër aksionit dhe punës individuale të një diplomati, politikani apo qoftë edhe administrate.

3) Grushti i shtetit justifikohej nga interesa madhore
E njëjta mendësi karikoi edhe topat politiko- mediatikë që shkarkuan breshërinë e tyre për rrëzimin qeverisë legjitime të Albin Kurtit. Në fjalorin e të gjithë atyre që milituan kundër saj, nuk përfillej fare fakti i votës popullore për ndryshim, as premtimet që i ishin bërë zgjedhësve, as programi i votuar në parlament. Ajo thjeshtë duhej rrëzuar se po e prishte Kosovën me aleatët strategjikë.

Të gjithë ata që kënduan këtë refren luftarak sot po denoncojnë komplotin e kundërshtarëve euro- atlantikë të Grenellit, që i ngrinë atij buzëqeshjen në buzë.
Po pyetja është, po këta komplotistë, amerikanë apo gjermanë qofshin, a nuk janë aleatët tanë strategjikë? A nuk kanë luftuar për çlirimin e Kosovës? A nuk e kanë njohur të parët pavarësinë e saj? A nuk kanë vënë vija të kuqe kundër coptimit dhe lojës me kufinj?

E pra, tani e kemi më të qartë, se Albin Kurti u rrëzua për interesa personale dhe jo për broçkullat parimore me të cilat na frynë kokën për javë me radhë.

4) Qeveria “Koti” e pavarur nga Thaçi
Që kur kabineti Kurti u rrëzua për të shkuar drejt dialogut me një qeveri të varur nga votat e listës serbe, të përbërë nga kapsëit e shtetit që populli i dënoi me votë, të përdorur si mashë për qëllimet e presidentit Thaçi, Albini me një lojë të gjetur fjalësh, e quajti pasardhësin e tij, jo Hoti, po Koti.

Më kot u rekën dalëzotësit e pushtetit të vjetër ta vizatonin atë si një qeveri legjitime dhe të zonjën e fateve të veta. Porsa u vu në provë, porsa Haga i’a bëri të pamundur Hashim Thaçit pjesmarrjen në samitin e Uashingtonit, ndonëse Grenell, insistoi që takimi të vazhdonte dhe kryeministri të merrte pjesë, Avdulla Hoti u tërhoq duke dëshmuar edhe njëherë se nuk është asgjë më shumë se paterica e presidentit. Ai jo vetëm u mbulua me turp si kryeministër që s’ka asgjë në dorë, por fëlliqi edhe ata që e mbrojtën si një politikan të pamvarur dhe dinjitoz.

5) Personifikimi i UÇK me Thaçin
Pasi loja individuale e Thaçit, Vuçiçit dhe Grenellit që mëtoi të përjashtonte çdo lloj faktori tjetër, mori një goditje të papritur, të gjithë mbrojtësve të këtij plani, nuk u mbeti gjë tjetër veçse të bërtisnin, se si pasojë e akuzës së mundshme për presidentin e Kosovës, po njollosej epopeja e UÇK-së.

Vetë ish drejtuesi i kësaj ushtrie u kujtua të vendosë në faqen e Facebook stemën e saj, ndërsa kryeministri shqiptar u përbetua se ajo histori e lavdishme nuk mund të zhbëhet. Si kor për këta solistë u vunë në radhë edhe mbështetësit e tyre.

Por, asgjë reale nuk ka në këtë mes.

Sepse është hileqare dhe meskine që të personifikosh një luftë të tërë me fatin e një njeriu, krimet apo pastërtinë e tij, me sjelljen e mijra luftëtarëve të tjerë.

Ashtu sikurse donte t’a personalizonte dialogun me Serbinë, Hashim Thaçi po tenton ta unifikojë edhe të shkuarën e çlirimtarëve me veten. E këtu sado fanatikë që të jenë, mbështetësit e tij nuk e mbrojnë dot. Aq më tepër që ata që besojnë se ndaj tij po bëhet një komplot politik, pa bazë reale, nuk kanë pse shqetësohen, as për njollosjen e idhullit të tyre, e aq më pak për atë të ushtarëve të thjeshtë të UÇK-së.

©Lapsi.al

14 Comments

  1. DULLA BOL’i JO KOTI ,ZAGAR I TREDHUR NGA HASHA DHE ISA MORINA DHE BATON HAXHIU DHE EDI RAMA thotë:

    ANDI NUK DUHET TI THEMI —KOTI POR ,DULLA BOL’i , AI ESHTE VETEM NJE ZAGAR I TREDHUR NGA HASHA DHE ISA MORINA DHE BATON HAXHIU….POR JUA KEPUTEN DUART PARE SE TE FIRMOSNIN PER TE NDARE KOSOVEN DHE MIRE U BERI

  2. Nje gje eshte e sigurt – doreheqja eventuale e Thacicit do te jete tregues gjigand!
    Nese do ta jape apo jo, do te tregoje shume per kete histori “pucistesh”!

  3. Pas konsultave me me Liderin Fuqipake shqiptar te Ballkanit, E.Rama, zoti Thaci besoj do te shkoje kryelarte ne Hage!

  4. NJE VEREJTE KAM PER 2 GAZETARET ME TE NJOHUR DHE TE DREJT NE TROJET SHQIPTARE,ZOTIN ANDI BUSHATI DHE ZOTIN FATOS LUBONJA,? SI MUND TE ULENI NNE NJE TRYEZE ME BYTHLEPIRESIT BATON HAXHIU DHE YMER GELBAZEN KELLIRA KUR JU DHE TE GJITHE KOMBI E DI SE PARA SE ULEN ATA JUA KANE FUTUR LLAPEN NE BYTH YMER GELBAZA EDI RAMES DHR BARON HAXHIUT HASHIM THACIT

  5. Dakort me analizen,por pastaj?
    C’do bejme?
    Edhe Faiku nga Konica ishte I sakte ne analiza,por vdiq me borxh te madh,.E c’fare u be?
    Asgje,Faiku vdiq.

  6. Analize e sakte. Kosova mos harxhoj energji e lloqe kot, por te shkojne ne zgjedhje te parakohshme, populli do vendos se kush do meret me riparimin e shtepise qe qelbet nga korupsioni, paaftesia, provincialiteti e po shembet.

  7. Iku albini ando iku, sado elegji te thuresh ti e te servirura si ‘analiza’. Iku daku se sditi te beje politike, spati mprehtesi. Ti vazhdo thurr elegji e turrju amerikes si toc kuklle.

  8. Gjarperit I dolen kembet!?…….!?
    E ka tamam kohen me dhane doreheqjen.Dhe me aq burrni qe ka,te mbroje veten nga akuzat e Hages.E ka nji shembull aty n’Prishtine , Haradinajn.

  9. Është në të drejtën e kujtdo që të ketë mendimin e tij e të ketë në mëndje modelin e preferuar të një politikani që ka të njejtat bindje politike.
    Pra e mirkuptoj Bushatin që gjithë marrazin e tij kundër Thaçit e kundër qeverisë amerikane e ka ngaqë këta sipas tij ja bënë me hile Albin Kurtit.
    Por po në të njejtat pozita ishte edhe Haradinaj. Përse nuk e pati Bushati këtë marraz për te se ju bë edhe atij një puç me gjykata speciale ?
    A mos se ai anon nga e djathta ?
    I pari nga politikanët e Kosovës që denoncoi planin e treshes Vuçiç. Rama.Thaçi për rindarje teritoresh midis Kosovës e Serbisë, ishti lryeministri Haradinaj.
    Albin Kurti pretendimet e tij i ka me të dëgjuar e thjeshtë si dyshime, kurse Haradinaj ka qenë prezentë kur kjo treshe përpiqej ti mbushte mëndjen Merkelit për këtë marëveshje, për të cilën kishin marë mbështetje , jo nga presidenti Trump apo ambasadori Grenell, por nga socialistja italiane Mogherini e nga filoserbi i njohur Bolton.
    Përse nuk e përmend Bushati këtë fakt që tashmë është i njohur për të gjithë shqiptarët ?
    Ka mjaftë të vërteta në analizën e Bushatit, por ama nëse të vërtetat thuhen përgjysmë, bëhen të pabesueshme.
    Nuk do të desha tja kujtoj Bushatit se ai edhe për Ben Blushin pati konsiderata të mëdha e bile e deklaroi hapur se unë do të votoj për te.
    Por a nuk është Blushi që e ktheu Top Channel si një barrikadë mbrojtëse të Ramës ?
    Nuk po shtyhem më tej për akuzat që qarkullojnë për Blushin për disa afera të rënda korruptive, pasi pa pasur ndonjë lëvizje nga drejtësia, ngelen vetëm në sferën e dyshimeve, ashtu siç Kurti e Bushati dyshojnë për Grenell.
    Është deklaruar si nga Grenell edhe nga kryeministri aktual i Kosovës Hoti, që takimi i anulluar do të bëhet sëshpejti e në të nuk bëhet fjalë për ndarje kufujshë , por për njëfarë “plani Marshall” ekonomik që do të ngrejë nivelin jetësor të dy popujve fqinjë.
    Me thënë të drejtën, për mendimin tim , analistët shqiptarë duhet të diskutonin tani se çfarë është ky “plan ekonomik”, dhe a ka lidhje me planin Vuçiç – Rama për “minishengenin” ballkanik me qendër Beogradin ?
    Me aq sa kam kuptuar, nga shtetet e BE është parë me mëdyshje ky plan, pasi në vënd që ta shkëpusin Serbinë nga Rusia, krijohet rreziku që i ashtuquajturi Ballkan jugperëndimor, të kalojë i tëri nën influencën ruse.
    Ndonjë Mogherini apo ndonjë Bolton, si filoserbë, edhe mund të kenë qenë të interesuar për këtë ide, por nuk besoj kursesi që SHBA, qoftë me presidentë demokrat apo qoftë me president republikan,ndonëse për fushatë elektorale shkëmbejnë akuza për “influencën ruse”, të braktisin interesat e tyre strategjike në Ballkan.
    Sidoqoftë kjo do të shihet me zhvillimet e ardhme e më duket se është e parakohëshme që të bëhen parashikime nga pozisione subjektive preferencash ideollogjike.

  10. E perse gjithe kjo tollovi ne Tirane? Se gjykata e Hages ka thirrje per Thacin!
    Kjo nuk e ben dot furtunen as ne nje gote uje!
    Thaci te jape dorheqje nga President e le te behet burre e te shkoje atje ne Hage si qytetar i Kosoves.
    Te beje ate qe bente R. Haradinaj pra, atehere kur Haqimja ferkonte duart nga kenaqesia!

  11. Bravo Andi. Pergezime per kete analize te thukte e te qarte si dhe per demaskimin e gjithe sojit e sorrollopit te ndyre qe eshte vene ne sherbim te interesave serbe dhe me kryenecesi po orvatet t i bej gropen Kosoves dhe shqiptareve.

  12. Nga John Harris, The Guardian

    Mbi tre muaj raportim në lidhje me shpërthimin e Covid-19 dhe krizën sociale që ka shkakuar, ka diçka që duhet diskutuar patjetër dhe që është shumë e rëndësishme: ushqimi ose më saktë, numri në rritje i njerëzve që vuajnë nga uria.

    Ndërsa recesioni më i lartë ekonomik pritet të shpërthejë në vjeshtë, kompanitë ushqimore ose të ashtuquajtura banka ushqimore kanë raportuar një rritje të kërkesës, në disa vende, me rreth 300%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu