• |
ide | kryesore

Publikohet bashkëpunimi i Mozzik dhe Kidës (VIDEO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Publikohet kënga e re e Mozzik dhe Kidës.Tashmë pritja ka marrë fund dhe “PP” ndodhet në You Tube.

Në fakt kënga duket mos të jetë edhe aq e panjohur, pasi Kida na ka prezantuar me refrenin e saj muaj më parë dhe më pas video bëri xhiron e rrjetit.
Ajo që na bën përshtypje përveç vokalit të artistëve është edhe fakti se kënga është jo pak po 6 minuta e 30 sekonda e gjatë dhe përbëhet nga dy pjesë: Paranojë dhe Pishmon.
Po ashtu, nuk mund të lëmë pa përmendur as paraqitjen e dy artistëve që si gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e dëgjuesve.

Kida, shfaqet me trendin më “IN” të momentit që janë gërshetat që i kanë dhënë mjaft hijeshi.
Dyshja ka rezervuar surpriza të mëdha, pasi do publikojnë edhe një tjetër bashkëpunim që e lajmëruan ditën e sotme.

Kënga titullohet “Kërkun” dhe të dyja projektet janë pjesë të albumit të tij të ri të Mozzik titulluar “MozzArt”.

https://youtu.be/kzFpHJIkuwg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *