• |
ide | kryesore

Video/ Setién bën indiferentin për largimin e Messi: “Mua nuk më ka thënë asgjë”

-Instant, Sport, Video



Ndërprerja e tratativës për rinovimin e Lionel Messi ka shqetësuar gjithë ambjentin katalanas, ka bërë të përfliten versione nga më të ndryshme transferimesh të ardhshme të argjentinasit, por kanë lënë indiferent teknikun e Barcelonës Setien, që preferon të mos i komentojë zërat për një lamtumirë të Pleshtit.

“Mua nuk më ka thënë asgjë” ka thënë tekniku në konferencë për shtyp përpara transfertës së Villareal. Në fakt, raporti mes Setien e numrit 10 ka pësuar një krisje, pas rezultateve të fundit që e kanë ngadalësuar Barcelonën në garën me Real Madrid për titullin kampion në Spanjë. Sipas asaj që filtron nga kampin blaugrana dhe sinjalizuar nga media iberike, Messi është në krye të grupit të senatorëve që janë mërzitur tashmë me teknikun dhe kërkojnë ndryshim brenda dhomave të zhveshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *