• |
ide | kryesore

Basha: Bizneset me xhiro 140 milionë lekë, 0.5% taksë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lulzim Basha ka rishprehur shqetësimin e tij lidhur mbi gjendjen e biznesit në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, pas takimit me fermerët në Korçë, Basha, shkruan se me marrjen e drejtimit të qeverisë ‘do të vendosim një sistem taksash konkurrues për rajonin. Bizneset me xhiro nën 140 milion lekë do të kenë një taksë 0.5% të xhiros vjetore. Çdo taksë tjetër lokale apo qëndrire, çdo tatim tjetër do të hiqet.’


‘Lista të gjata të qytetarëve që marrin ushqimin bazë, rënie me 70% e fuqisë blerëse në dyqanet e mallrave të shportës, dëshpërim nga pamundësia për të nxjerrë të ardhura edhe sa për të shlyer detyrimet, dyfishim i taksave dhe tarifave të Bashkisë, fatura të rritura të dritave dhe ujit- ky është realiteti i zymtë që më paraqitën sot sipermarrës të Korçës.

Prej shume vitesh Korça është shndërruar në një atraksion të veçantë turistik për shqiptarë e të huaj.Sipërmarrja e Korçës i ka dhënë qytetit zhvillim dhe mirëqenie.

Por sot kriza ekonomike po kërcënon deri ekzistencën e tyre.

Në kohën kur biznesi kërkon dhe ka nevojë për ndihmë emergjente nga shteti, RAMAVIRUSI shpërndan miliona euro tendera dhe PPP korruptivë për oligarkët me të cilët po ndan pjesë pjesë Shqipërinë.

Ky absurditet do të marrë fund shpejt. Në planin tonë ndër të tjera ne parashikojme së pari të çlirojmë biznesin nga ankthi dhe terrori i taksidarëve dhe inspektoreve, duke i futur ata në karantinë për një vit, derisa të kryejmë një reformë të thellë të tyre për ta përshtatur me praktikat më të mira europiane.

Së dyti, do të vendosim një sistem taksash konkurrues për rajonin. Bizneset me xhiro nën 140 milion lekë do të kenë një taksë 0.5% të xhiros vjetore. Çdo taksë tjetër lokale apo qëndrire, çdo tatim tjetër do të hiqet.

Së treti, për biznesin e madh do të vendosim taksën e sheshtë 9% që më shumë para të mbeten për investime, për hapje vendesh pune, dhe për rritje pagash

Së katërti, ne do të krijojmë lehtesi për sipermarrësit e rinj.

Prioriteti numër një për mua dhe Partinë Demokratike, është ekonomia, punësimi dhe mirëqenia e çdo shqiptari.’

5 Comments

  1. Sa hapesire i jepni lul palles ju ne portal Bashk me ramen keta jan te fundosur elektorati gri qe eshte shumic ose sdo votoj ose do ja japi ndonje partie te re qe do dali

  2. Ky flet per korcen qe kur ishte vete ne qeveri Lorca ishte si katund grek ne kufi,tani I ka mare gjerat seriozisht duke bere deklarata halicinante ekonomike

  3. Parimi i takses duhet te jete i drejt dhe i ndershem. Taksa 0.5% per biznesin deri ne 14 miljon ne pamje te pare duket sistem i drejt dhe i ndershem. Per kete taks do marr dy raste : Rasti1 Nje biznes ka qarkullim 50.000 Euro dhe marxh fitimi 50%, pra ky biznes fiton 25.000 euro/vite dhe paguan 250eur taks ose 1% te fitimit. Rasti2 Nje biznes ka qarkullim 50.000 Euro me marxh fitimi 5%, pra ky biznes fiton 2500 euro/vite dhe paguan 250 eur taks ose 10% te fitimit.

  4. Basha premtoi në Devoll se në takimin e parë që do të ketë me presidentin Trump do t’i flasë atij për prodhimet e tyre bujqësore dhe konkretisht për qepët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu