• |
ide | kryesore

Kulisat/ Si përfundoi në pranga rilindasi i Vorës Agim Kajmaku

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Odiseja tetë mujore e arratisë së ish kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku ka marrë fund. Problemet shëndetësore me dibetin e kanë shtyrë 49 vjeçarin të dalë nga ilegaliteti dhe të kërkojë ndihmë pranë spitalit kontinental në Tiranë. Kanë qenë personeli i këtij spitali që pasi i ka dhënë shërbimin e parë ka njoftuar policinë se po kuronin një person të shpallur në kërkim, për veprat penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose formularëve”, “Falsifikim i dokumenteve zyrtare” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”. 

Kalvari i halleve të Agim Kajmakut filloi menjëherë që pasi ai u zgjodh në votimet moniste të 30 qershorit në krye të Bashkisë të Vorës. Sekretari i Përgjithshëm i PD, i cili atë verë bënte rolin e denoncuesit të kryebashkiakëve të kriminalizuar, Gazmend Bardhi, shpalli se Kajmaku “digjet” nga ligji i dekriminalizimit, pasi ka gënjyer në formularin e vetëdeklarimit, duke fshehur arrestimin në Greqi me emrin Jorgo Toto. Shkelja që ai kishte bërë ishte se ka ofruar të dhëna të rreme dhe ka mbajtur të fshehtë faktin që është hetuar apo gjykuar nga një autoritet i huaj për kryerjen e një vepre penale. Ai ishte arrestuar në Greqi, nën një identitet fallco, Jorgo Toto,  me pretendimin e fallcifikimit të modhenave për blerjen e mallrave me të cilat bënte tregëti.

Por edhe pasi këto fakte dolën, PS-ja u mundua ta mbronte të sapozgjedhurin e saj. Rama tallej në studio televizive me shprehjen tashme të njohur kundër denoncuesve “Kajmaku, gjiza, kosi” (video poshte).

(VIDEO) Si e mbronte Rama-Kajmakun para shkarkimit sot si kryebashkiak për lidhjet me krimin

Medait pranë tij botonin dokumentat e pastërtisë të kryebashkiakut të ri.  Ata organizuan menjëhetrë një proces në Janinë që ish tregtari i luleve të fitonte pafajësinë. 

Në fakt ashtu ndodhi. Por problemi me Kajmakun nuk ishte nëse ai qe i fajshëm apo i pafajshëm për krimin që e kishin akuzuar grekët në vitin 2003, por se kishtë gënjyer në formularin e deklarimit para KQZ. 

Poshtërimi i Rilindjes/ Servir jo vetëm kriminelë, por mbi të gjitha idiotë

Në hyrje të formularit të vetëdeklarimit, Agim Kajmaku pranonte se në të shkuarën pati mbajtur emrin Jorgo Toto. Pikërisht me këtë emër ai rezulton i hetuar dhe gjykuar në Greqi në vitin 2003 për akuzën e falsifikimit të parave.

Ndonëse Gjykata e Janinës e shfajësoi me argumentimin se nuk provohet që Agim Kajmaku është vetë falsifikatori i parave në fjalë dhe se ai vetë ka qenë viktimë e këtij falsifikimi, ai është fajtor në raport me ligjin shqiptar dhe jo me atë grek. Ai ka gënjyer në dokumentin e dekriminalizimit. Në formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve më 13 maj 2019 (Poshte), pyetjes numër tre që thotë: “A keni qenë ndonjëherë në hetim, ose gjykim nga një autoritet i huaj për kryerjen e një vepre penale?”, Agim Kajmaku i është përgjigjur duke vendosur shenjën X tek “Jo”-ja.

Ai ka gënjyer me të njëjtën gjakftohtësi edhe në pyetjen: “A keni qenë ndonjëherë i ndaluar apo i arrestuar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale?”, thotë kjo pyetje. Edhe këtu, Agim Kajmaku ka vendosur shenjën X tek përgjigja “Jo”.

Ai ka përsëritur të njëjtën gjë edhe me pikën ku i kërkohet kandidatit për t’u zgjedhur, ose emëruar, të përgjigjet nëse ka qenë caktuar ndonjëherë ndaj tij një masë shtrënguese e sigurisë personale. Edhe këtu, Agim Kajmaku përgjigjet me “Jo”.

Pra, u bë e qartë se Agim Kajmaku e humbiste automatikisht postin e kryetarit të Bashkisë së Vorës, pavarësisht arriti të marrë pafajësinë në Janinë. Madje ai rrezikonte edhe burgun, pasi ligji i dekriminalizimit e thotë troç: “deklarimi i rrethanave të rreme, ose të shtrembëruara përbën vepër penale, sipas nenin 190 të Kodit Penal”.

Pasi të gjithë dokumentat u bënë publike, pasi prokuroria shtirej sikur nuk e gjente dot, mundësitë e mbrojtjes së Kajmakut nga PS shteruan. 

Andi Bushati: Besojeni, Rama prapë nuk e ka ditur

Ne 1 nëntor ai u shkarkua nga detyra me një vendim unanim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Por edhe pas kësaj ai mund ti’a kish hedhur paq, ashtu si kryebashkiakët e tjerë që nuk i hyri gjëmb në këmbë. Por për ti shkuar deri në fund idiotësive të veta, ai bëri një gafë që Rilindja nuk mund tia falte më. Ai tentoi tia hidhte edhe organizatës. Kur tashmë ishte shkarkuar aipushoi nga puna dy zevendesit dhe guxoi të vendoste pasardhës, shefin e tij të kabinetit, të cilin PS nuk e donte. 

Pikërisht kjo tradhëti ndaj PS-së me sa duket i kushtoi shtrenjtë, sepse menjëherë ndaj tij u vu në lëvizje prokuroria. Ajo prokurori që e mbrojti nga denoncimet e opozitës, që nuk filloi procedim ndaj tij për gënjeshtrat në formularin e dekriminalizimit, nxitoi të kërkonte arrestin me burg, kur Kajmaku i hapi andrralla PS-së për ta zëvendësuar.

Pra faji i tij i vetëm nuk qe se gënjeu zgjedhësit. Për këtë do të shpëtonte ashtu sikurse shumë të tjerë që kanë mashtruar në formularët e dekriminalizimit. Faji i tij qe se bëri dokumenta fallco për ti penguar PS-së që të vendoste atë që donte në krye të Vorës. Dhe për të tilla ‘krime” prokuroria nuk të fal. Dy akuzat e para të cilat janë pjesë e atyre për të cilat u vu sot nën arrest ishin:“Falsifikim i dokumenteve zyrtare” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.

 ©Lapsi.al
 
 
 
 

 



19 Comments

  1. Gimce Kajmaku ne momentin e arrestimit – C’ti bej diabetit une qe me solli ne spital se per kete Pushtet rroja 100 vjet rehat, ne kerkim domethene…

    1. Mjeku,po Avdjol Dobi,vuan nga ndonje sëmundje?
      Jo per gjë,por kaloi pak si shume,dy Vite ne arrati,po thyen rekordin e Klement Balilit!

  2. YMER GELBAZA KELLIRA ESHTE DUKE KA SHKRUAR LETREN AGIM KAJMAKUT PER TE DAL ME NJE DEKLARATE thotë:

    DO TA LIROJN SE JA KA RREGULLUAR LETRAT EDI RAMA ME KETE REFORMEN NE DREJTESI

  3. Rilindasit e ridhjere te klanit Rama arrestohen apo dorezohen vete nja 2-3 vjet pas inkriminimit.
    Madje gjithnje momenti i inkrikinimit(minister, kryebashkiak, deputet apo zyrtar policie) eshte zakonosht “FAKE NEWS”, por me vone…..

    Po nderkohe qe rrine fshehur, sec bejne keta kajmaket dhe llumrat e Ridhjerjes…..

  4. Ngrehuni nga varret ore ju Rilindas te uruar,
    te shikoni se me ke Rama ju ka zevendesuar,
    shikoni se ke mori e solli si ligjvenes deputet,
    ca Frrokhane, Ndoke e Preng krejt per ibret,
    shikoni ca se ke quan Rilindas sot ky torollak,
    marrocet Valdrin Pjeter ca derdimen Kajmak,
    cohuni nga varri or Rilindasit tane mendimtar,
    te shihni ke quan ‘Rilindas’ sot ky Rama Gomar!

  5. Megjithese Elvis Rroshi u vertetua se ka perdorur 5 indetitete,ka qene denuar 3 here,ne Itali
    Gjermani dhe Zvicerr,Drogaxhiu Edvin Escobar D’Rama e kandidoi edhe per mandatin e dyte!
    Pasi eksploroi politiken e urave te felliqura te Senes,Edvin Escobar D’Rama erdhi ne Shqiperi
    me nje pervoje te”vyer”.Vetem me drogaxhinjt,hajdutet,kriminelet mund te mirret pushtteti.
    Garda Pretoriane e “rilindjes”,Arben Çuko,Armando Prenga,Tom Doshi,Denar Biba, Mark Frroku,
    Ilir Ndraxhi,Arben Ndoka,Artur Bushi,Elvis Rroshi,Saimir Tahiri,Fidel Ylli,Paulin Ndreu,Luan Harusha,
    Fatmir Xhafaj,Jurgis Çyrbja,Rrahman Rraja,Gramoz Ruçi,Taulant Balla,Arben Ahmetaj,Damian
    Gjiknuri,Qazim Sejdini,Vangjush Dako,Arben Keshi,Ymer Lala,Xhemal Qefalia,Robert Aga, Bekim
    Krashi, Ulsi Manja,Valdrin Pjetri,Agim Kajmaku, Mark Babani,Edvin D’Rama,Erion Caligula……
    Mbi 300 persona me te kaluar kriminale ne zyrat e “rilindjes”dhe Shtetit shqiptare,jan larguar falë
    denoncimit te opozites dhe partnereve perendimore.Nje Qeveri mafioze qe damkosi Shqiperine si
    Kolumbia e Europes,nje Kryeminister qe punon kunder interesave te shqiptareve!

  6. E fut per deputet rama kete se rrota Kari I duhen si lulja qe po ben gati xhelalin dhe cunin e fari balliut

  7. Po ju o shpellkare bashke me lulushen dhe zigurin thate qe rama e mbron kete kajmakun e ismailit krushkut te mediut qe i fitonte tenderat gjithmone por policia e arrestoje pa pjerdhur njeri

    1. Kajmaku, Gjiza, Kosi, Kajmaku, Gjiza, Kosi- thoshte ER. O Kajmak, hidhe ne gjyq per shpifje ER se ka shpifur kur thoshte per ty qe je kajmak, gjize dhe kos i MIRE.

      Ah po, shpellari te qifte Edi Ramen ne sumen tate:)

  8. listën e të deleguarve në zonat kryesore në vend ku vihet re një dominim emrash i atyre që kanë qenë pjesë e qeverisjes “Berisha” në nivel ministrash si Genc Pollo, Florion Mima, Flamur Noka, Aldo Bumçi, në nivel zv-ministrash Alfred Rushaj, Jorida Tabaku, Avenir Peka, Bardh Spahia, në nivel drejtorësh të rëndësishëm si Sait Dollapi, Arben Ibro, Ervin Minarolli e emra të tjerë sërish në kohën e qeverisjes “Berisha” si Xhemal Gjunkshi, apo Arben Kashahu.

    Në listën e të deleguarve është përfshirë edhe financieri i PD-së, Ilir Dervishi, një nga dy emrat që ka firmosur kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në 2017

    1. Ethem bythqir Lalaj moj Gomarica madhore e Ramushkes! C’fare liste te gopit sat’eme shkruan moj kurve plake kur shkrimi eshte per ate bythqirin Kajmak kryebashkiak torollakun qe Diabeti e dergoi ne spital se per Ramushken rrinte gjithe jeten ne “kerkim”. Lexo oj kurve plake shkrimin pastaj hidh ato kopjet nga Uturaku i Mender Bazes

  9. Kajmaku, kosi, gjiza, e dhalla, i iken ketij bastardi, po vete si kryetar i tyre kur po iken? Kjo eshte fytyra e nxire e ketij krye banditi kryeminister, por si njeri amoral ne jete, nuk rreflekton, e vepron, por me prepotencen e idiotizmit, qendron akoma ne pushtet kaqe te degjeneruar.

  10. Rilidasi perfundoi ne pranga, po ju kane prangat per Mediun Shkelzeni Berishen Argiten burrin e Argites dhe gjithe ju qe mbrojtet vrasjet dhe vjedhjet? Ju jeni banda me e rrezikshme por shqiptaret jua kane cjerre perfundimisht masken. Spak do jua cjerre masken juve grave tuaja hajdute e gjithe plehrave qe kujtoni se ja hodhet me poshtersite qe bete!

  11. Ditën e djeshme Partia Demokratike doli me një deklaratë për shtyp ku akuzoi se Kryeministri Edi Rama i ka dhënë landfillin e Vlorës Klodian Zotos, por mesa duket kjo akuzë ka dalë “blof” pasi tenderi është hapur nga KFW dhe nuk investohet asnjë lek nga buxheti i shtetit.

    Tashmë bëhet e ditur se ndërtimi i landfillit të Vlorës do të realizohet më fonde të Bankës Gjermane dhe jo shqiptare.

    Agjencia për zhvillim ekonomik e Gjermanisë dhe Banka gjermane që lëvron fondet (KFW) ka realizuar një tender ndërkombëtar për ndërtimin e Landfillit të mbetjeve në Vlorë ku morën pjesë firma të huaja dhe shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *