• |
ide | kryesore

Ndërron jetë aktori i “Disney”

-Instant, Paparazzi, Slider



Ylli i “Disney”, Sebastian Athie ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare.Aktori meksikan ishte i njohur për interpretimin e Lorenzo Guevara në serinë televizive argjentinase për adoleshentët “O11CE”, e cila transmetohej në “Disney Channel”, në Amerikën Latine.Në një deklaratë nga “Shoqata Kombëtare e Aktorëve të Meksikës”, thuhej: “Me keqardhje të thellë … në emër të shoqatës, raportojmë vdekjen e Sebastián Athié. Ai ishte 24 vjeç.”

“Ne i dërgojmë një përqafim solidariteti familjes dhe miqve të tij me ngushëllimet tona më të thella.”Lajmi i trishtë është ndarë në mediat sociale të “Disney Channel Latin America”, dhe “Disney Radio Brasil”.Nuk dihen shumë detaje rreth vdekjes së Sebastian-it. Postimi i tij i fundit në mediat sociale ishte një muaj më parë.Sebastian u shfaq në disa shfaqje të tjera televizive meksikane, përfshirë “La Rosa de Guadalupe”.Sebastian gjithashtu nisi një karrierë muzikore në vitin 2018, duke lançuar një duet të titulluar “Hasta que Vuelvas” me aktorin Javier Eloy Bonanno.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *