• |
ide | kryesore

Ushtria gjermane po stërvit qen për të zbuluar të prekurit nga covid

-Instant, Arkiva, Planet

Bundeswehri gjerman në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë Veterinare (TiHo) në Hanover po zhvillojnë në kundër të një projekti teste me dhjetë qenë. Qentë e përfshirë të eksperiment i takojnë shkollës së qenve të ushtrisë gjermane e cila gjendet afër Ulmenit.

Sipas njoftimeve të Bundeswehrit në projekt janë përfshirë qenë të racave pastor, spaniel dhe retriever. Qentë detektivë jo vetëm që mund të nuhasin dhe zbulojnë nisur nga përbërja molekulare e aromave përkatëse lëndë eksplozive ose droga, por edhe të nuhasin lloje të ndryshme kanceri si dhe hipoglikeminë, pra rënien e sheqerit, në rastin e diabetikëve. Pikërisht tek kjo aftë si e tyre bazohet edhe projekti për koronën.


Studiuesit kanë arritur aktualisht një kuotë diagnostikimi prej rreth 80 përqind, dhe projekti duket se do të jetë i suksesshëm. Rezultatet përfundimtare pritet të jenë në dispozicion për disa javë.

Deri tani qentë po ushtrohen duke nuhatur mostra pështyme njerëzish të infektuar. Gjithësesi viruset e kë tyre mostrave janë trajtuar me kimikate dhe janë të padëmshëm. Pasi qentë ta kenë përfunduar këtë seri provash me sukses, ata do të përballen me shkallën tjetër të vështirësisë për të parë a do të funksionojë nuhatja edhe në rastin e viruseve aktivë të koronës që gjenet në pështymën njerëzore? “Këto teste duhet të zhvillohen në kushte krejtësisht të ndryshme, se në fund të fundit, duhet të jemi të sigurt se askush nuk do të infektohet me mostrat shumë infektive,” shpjegon Paula Jendrny.

Edhe në vendet e tjera, si SHBA, Finlandë dhe Britaninë e Madhe, qentë po trajnohen që të nuhasin infeksione me Sars-COV-2. Përveç mostrave të pështymës, ekzistojnë edhe teste me urinë dhe djersë, të cilat po tregojnë rezultate inkurajuese. /DW

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu