• |
ide | kryesore

Katër javë për një kafshim: i ka kushtuar rëndë Patric ‘shija’ e Donatit

-Instant, Sport



I ka kushtuar rëndë mbrojtësit të Lazios Patric kafshimi që i dha mbrojtësit të Lecce Donati në fundin e trazuar të sfidës në Via del Mare. Lojtari bardhekaltër, ndëshkuar me karton të kuq në kohën shtesë, është skualifikuar për katër javë nga Gjykatësi Sportiv i Serie A. Patric është ndëshkuar edhe me një gjobë 10mijë euro.

Katër javë dënim për Patric e gjobë për motivin, shkruhet në dokumentin e Gjykatësit sportiv, “se në të 48° të pjesës së dytë, i ka dhënë një të kafshuar në krahë një kundërshtari, pa i shkaktuar megjithatë lëndime; shkelja është zbuluar nga VAR”.

Ndërkohë, ka mbërritur edhe ndjesa e Patric për kundërshtarin në Instagram: “Giulio Donati të kërkoj ndjesë për gjestin që bëra: ishte mungesë kthjelltësie. Ndërkohë, të uroj shumë fat ty e skuadrës tënde për pjesën e mbetur të kampionatit”. E menjehershme përgjigjia: “Janë gjëra që në momente tensioni të lartë mund të ndodhin, kur dikush e kupton gabimin e kërkon ndjesë gjëja mbetet në fushë pa mërira”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *