• |
ide | kryesore

Video/ Nga 0-2, Milan bën poker në San Siro: Juventus në pjesën e dytë si Tirana në Ballsh

-Instant, F1, Sport, Video



E cuditshme ajo që ndodh në San Siro, që gjithësesi nuk e mbyll cështjen e titullit në Serie A, duke i dhënë një shans më shumë Lazios. Në pak ditë, Milan mposht dy skuadrat kryesuese të kampionatit dhe shkon i sigurtë drejt zonës europiane. Nëse kundër bardhekaltërve dominoi krejt ndeshjen, në San Siro kundër Juventus skuadra e Piolit shkon poshtë dy golave me rifillimin e lojës, por shënon më pas katër, duke kujtuar fitoren e Bylis ndaj Tiranës në gjysëmfinalen e vajtjes në Kupë, kur bardheblutë lëshuan në pjesën e dytë duke humbur ndeshjen.

Adrian Rabiot ka shënuar në minutën e 47 për bardhezinjtë, një gol spektakolar, ku francezi tregoi kualitet e forcë në të njëjtën kohë. Ish-lojtari i PSG mori krahun me forcë nga gjysëmfusha e tij, pastaj në hyrje të zonës shkarkoi të majtën pa i lënë asnjë mundësi Donnarummas. Nuk mjafton me kaq, sepse avantazhin e Rabiot e përforcoi Cristiano Ronaldo, që vazhdon 2020 e tij të cmendur. Portugezi ka shënuar golin e dytë për Juventus në minutën e 53, duke i dhënë një lloj sigurie Sarrit për të dalë me fitore nga San Siro.

Nuk kërkonte të dorëzohej kaq lehtë në fakt Milan e penalltia me Var për kuqezinjtë (prekje me dorë e Bonucci pas një prekje me gjoks të Rebic) nis një rikuperim të jashtëzakonshëm, që në 6’ prodhoi penalltinë e Ibrahimovic e golat e Kessie e Leao, me mbrojtësit bardhezinj e Szczesny që bënë rolin e statujave.

Në minutën e 80’ Rebic shënoi golin e sigurisë, duke përfituar nga një gafë skandaloze e të sapofuturit Alex Sandro. Bardhezinjtë mbeten +7 nga Lazio, kuqezinjtë konfirmojnë momentin e tyre fantastik: pasi fituan në Olimpico, ofruan një tjetër provë të madhe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *