• |
ide | kryesore

Billie Eilish pranon të ketë qënë e dashuruar marrëzisht pas Justin Bieber

-Instant, Paparazzi, Slider



Që Billie Eilish e ka dashur (dhe e do) shumë Justin Bieber, nuk është një sekret! Por ajo që nuk kemi ditur është sa shumë e ka dashur ajo këngëtarin. Së fundmi, Eilish kishte nënën e saj Maggie të ftuar speciale në podcastin që drejton me të atin, Patrick, “Me & Dad”. Gjatë bisedës u diskutua për periudhën kur Billie ishte një Belieber (fanse e zjarrtë e Justin Bieber) dhe Maggie tregoi se e bija ishte shumë e emocionuar për videoklipin muzikor të Bieber në vitin 2012, “As Long As You Love Me” dhe vetëm qante. Madje, prindërit e Billie-t kanë menduar ta çojnë te psikologia pasi fiksimi i saj për këngëtarin po bëhej shqetësues.

“E mbaj mend mirë këtë dhe videon dhe Billie-n që vetëm fliste për të. Ishte aq e emocionuar për këtë këngë sa vetëm qante e qante. Të gjithë e dinë fiksimin e Billie-t për Justin Bieber, por kjo këngë ishte diçka e rëndësishme për të”, -është shprehur nëna e këngëtares 18-vjeçare, para se t’i drejtohej së bijës:

“Dua të them vetëm se ne po mendonim të të çonim në terapi, sepse ti po vuaje shumë për Justin Bieber.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *