• |
ide | kryesore

FSHF i hap rrugë aludimeve me heshtjen për liçensimet, Bylis reagon: “Nuk kemi probleme për të luajtur në Europë

-Instant, Sport



“Bylis nuk ka probleme për të luajtur në Europë”, me këto fjalë presidenti i Bylis, Besnik Kapllanaj, ka mohuar të gjithë zërat që e japin të sigurtë mungesën e licensimit të klubit mallakastriot për në kompeticionet europiane. I bezdisur nga fjalët që qarkullojnë, numri 1 i Bylis ka dashur të qartësojë situatën, duke siguruar se për të marrë pjesë në Europë, skuadrës së tij i duhet vetëm ta arrijë kualifikimin, duke shkuar në finale të Kupës së Shqipërisë.

Sipas Kapllanaj, i kontaktuar nga RTSH Sport, ballshiotët nuk kanë asnjë pengesë për të mos u lincensuar, duke qenë se janë ndër klubet më korrekte me rregullat. Kështu, me atë që bën të ditur presidenti, Bylis duhet vetëm të nxjerrë jashtë lojë Tiranën në gjysëmfinale, me vajtjen të fituar me përmbysje 2-1 nga vendasit. Ka qenë në fakt kjo ndeshje që ka shkaktuar shumë zhurmë, për mënyrën si shkuan gjërat, me kryesuesit e kampionatit që fituan pjesën e parë dhe pastaj lëshuan plotësisht në të dytën.

Kjo zhurmë nuk është se shqetëson shumë klubin, të paktën jo aq sa fjalët se ndër 5 skuadrat e palicensuara është edhe Bylis, duke detyruar presidentin ta përgënjeshtrojë. Në fakt, është një zgjedhje e pakuptueshme e FSHF-së për të mos bërë publik skuadrat që nuk e kanë marrë licensimin, edhe pse klubet janë njoftuar vetë. Në këtë mënyrë janë hapur rrugët për aludimet, duke bërë që tashmë medias ti duhet të kontaktojë privatisht një më një me presidentët për të kuptuar situatën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *