• |
ide | kryesore

‘Reagimi i munguar’ i opozitës për ‘puçin’ zgjedhor të mazhorancës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Opozita nuk tregon konkretisht si do të përgjigjet ndaj ndryshimeve të ligjeve që mazhoranca bëri sot, ku në themel i hapet rruga ndalimit të koalicioneve parazgjedhore.

Në një deklaratë për media opozita e bashkuar e konsideroi votimin një akt që minon procesin e integrimit, ndërsa theksoi se Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor, e vendosin vetëm qytetarët me referendum popullor.


Në reagim nuk përmendet rruga që do ndiqet në kundërveprim të këtij akti.

Lexo më tej: PS voton prishjen e marrëveshjes. Ndyshohen dy nene kushtetuese 

Deklarata e plotë:

Tentativa për prishjen e Dakordësisë së 5 Qershorit, të arritur me mbështetjen dhe ndërmjetësimin e plotë të partnerëve strategjikë SHBA – BE, është përgjegjësi VETEM e Edi Ramës. Ky akt minon procesin e integrimit europian të vendit dhe dëshmon përpara opinionit publik, se Edi Rama për pushtetin e tij personal është në gjendje të hedh në erë të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Çdo lojë e pisët për të ndryshuar në mënyrë të fshehtë dhe të njënashme Kushtetutën nga njeriu që është i tmerruar nga zgjedhjet dhe vullneti i qytetarëve, është dëshmi e fundit të tij të pashmangshëm. Ky akt rikonfirmon se Edi Rama është një mashtrues tinzar që për pushtetin e tij, shet interesat e vendit dhe të shqiptarëve, rrënon procesin e integrimit europian dhe izolon Shqipërinë, duke kërcënuar rëndë stabilitetin politik dhe  shoqëror të vendit.

Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor, e vendosin vetëm qytetarët me referendum popullor. Opozita e Bashkuar i bindet vetëm vendimeve që marrin qytetarët dhe jo interesave kriminale të pushtetit personal të Edi Ramës.

Opozita e Bashkuar është e vendosur ti shërbejë vetëm interesit të qytetarëve. Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndimet e qarta të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel dhe Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, dhe rikonfirmon se i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim të Dakordësisë së 5 Qershorit, si baza minimale për krijimin e një klime normale për zgjedhjet në Shqipëri.

11 Comments

  1. Ca do beje opozita!!! Cfare kishte per te bere e beri vjet dhe cfare arriti? Te pakten e kuptoi se nga dhuna nuk vjen gje. Po te degjosh cfare thote Lapsi e ke humbjen e garantuar.

  2. Kur kemi me te madhe, e te rende dhunen shteterore e presionet e nje kryeministri idiot, qe e mbeshtesin disa servile, guake, injorante, e kerrma te mendimit rilindas te origjines hibride, kur diktatura e diktatori eshte ringjallur vete, edhe me pasardhesit,,, c;te beje opozita? Atehere, si mendim qe te futet ne trute e ketyre frikacakeve, butakeve, servileve, e banditeve nga origjina, rruga eshte vetem ngritje rrevolucioni demokratik me perfshirjen e te gjithe popullit edhe nje here si ne 90,,, ndryshe, menxyra e rruges qe po na dergon ky pushtet horrash, do jete edhe me keq e aredhmja. Andaj, kur gomari”” nuk ecen ashtu sic do i zoti( populli) i vihet druri, si vegela e fundit e shprehjes nda gomereve.

  3. Duke dashur të prishin marrëveshjen e 5 Qershorit, apo duke paralajmëruar “trazira dhe kaos” në gjithë vendin, ish-opozita e vjetëruar e tranzicionit, po tenton të mbajë peng të ardhmen e vendit, Parlamentin e Shqipërisë, procesin e integrimit dhe reformave europianizuese. Zgjedhjet e 2021, natyrisht do të nxjerrin jashtë skenës politike, kryetarët parazitë dhe partitë e tyre tranzitore, për ti hapur rrugën një epoke të re civilizuese, dhe marshimit të pandalshëm të Shqipërisë drejt BE.Xixa mos e hiq prasin e tritanit nga bytha deri ne zgjedhje pastaj flasim…….

  4. REVOLUCIONI
    VETEM REVOLUCIONI BON FAJDE NE KETE VEND
    DUHEN ME QINDRA E MIJERA KAÇILE ME KOKA TE PRERAJ QE KY VEND TE ZEJE KARAR .

  5. “Reagim i munguar i opozitës” ?
    Po çfarë mund të bënte tjetër opozita veç asaj që ka deklaruar se ky veprim i çmendur i Ramës po e rikthen Shqipërinë në kohën e Dullës, kundër jo vetëm popullit shqiptar , por edhe kundër gjithë botës demokratike ?
    Mere o Bushat një laps të madh e ktheje në ushtë e dil të bësh “revolucion” për të përmbysur këtë diktator
    Ose më së paku para se ti kërkosh llogari opozitës që nuk po “reagon”, ndriçoja ti rrugën me llojin tënd të opozitarizmit.
    Mendon vërtetë se opozita nuk ka qenë e gatëshme për të ndryshuar sistemin zgjedhor e qenka Rama ai që i digjet shpirti për lista të hapura ?
    Kushti i BE që lidhet me proçesin e integrimit, ishte që reforma zgjedhore të riniste me uljen e opozitës jashtë parlamentare në një komision politik.
    Pra BE e kuptoi më në fund se përse u detyrua opozita shqiptare që të braktisë Kuvendin dhe e detyroi Ramën që reformat ti bëjë me konsensus me ate opozitë.
    Opozita në këto kushte nuk mund të veprojë me mendjent tënde , por do të gjejë rrugën e zgjidhjes me faktorin ndërkombëtar.
    Ndërkaq, një rol të veçantë në këtë lëmsh që ka krijuar përsëri Rama, mund të luaj edhe presidenti që ka deklaruar se ky Kuvend nga 140 deputetë që duhet të ketë me Kushtetutë për të ndryshuar Kushtetutën ka vetëm 82 deputet që e kanë fituar vetë këtë mandat e nuk e kanë blerë tek Tao Palla.
    Llogjikisht presidenti në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, duke pasur atributin e respektimit të saj, mund të shpërndajë parlamentin e qeverinë e të caktojë një kryeministër provizor për të formuar një qeveri emergjence.
    Nëse presidenti nuk e bën këtë e Rama do ta çojë deri në fund marrëzinë e tij, opozita nuk do ti pranojë as ndryshimet e njanëshme kushtetuese e përsëri nuk do të hyjë në zgjedhje, e jo se nuk do ndryshimin e sistemit për lista të hapura , por se ndryshimet në kushtetutë nuk mund të bëhen me mungesën e opozitës reale e të votuar në Kuvend.

  6. ZHGENJIM
    ZHGENJIM
    EDHE NJE HERE QE U PREFEM PO TE NJEJTEN GJE MOREM ,
    ZHGENJIMIN . POPULL ZGJOHU . BOLL TALLEN KARIN ME TY .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu