• |
ide | kryesore

Formula 1, zbulohen dy pozitivë me Koronavirus në Hungari: izolohen menjëherë

-Instant, Sport



Rastet e para të infektimit me koronavirus regjistrohen në Formula 1, pas startit të sezonit. Ashtu si bën të ditur FIA, që cdo javë komunikon rezultatet e tamponeve të bëra mbi pilotët, skuadrat e anëtarët e skuderive, dy persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit e janë izoluar menjëherë. Sipas asaj që bën të ditur Federata automobilistike të dy personat nuk kanë qenë prezent në Austri në dy fundjavat e mëparshme të sezonit.

Të detyruar nga protokolli i kontrollit për të shmangur infektimet e mundshme brenda cirkusit, nga testet e kryera nga data 10 në 16 korrik dy kanë rezultuar të infektuar me Covid. Kontaktet e dy individëve, të cilët nuk janë bërë të ditur kush janë dhe cfarë skuderie përfaqësojnë, janë izoluar për të evituar shpërndarjen e virusit në box-et e Budapestit.

FIA ka komunikuar ndër të tjera se janë kryer 4.997 teste e se, për respektim të privatësisë, do të vazhdojë të komunikojë përfundimet e tyre pa hyrë në detaje, edhe nëse do të ketë raste të tjera pozitiviteti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *