Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, duket i qetë në prag të një merkato që duket se do të jetë e nxehtë. Shqiptari ka folur për largimet e mundshme të lojtarëve më të mirë bardhekaltër, me të mëdhnjtë – si Milinkovic-Savic e Luis Alberto – që tërheqin shumë interes: “Si themi gjithnjë, ofertat nëse janë të rëndësishme do ti dëgjojmë të gjitha, pastaj do vendosim. Nëse do të vijë një e tillë që ti bëjë të lumtur të gjithë, përse jo?”.
Tare ka folur pastaj për strategjitë e merkatos së të ardhmes: “Borja Mayoral? Eshtë një profil interesant që ka bërë mirë në karrierë. E vetmja gjë e sigurtë është se kërkojmë 1-2 sulmues për sezonin e ardhshëm”.