• |
ide | kryesore

Real Madrid, Mariano pozitiv me Covid-19: në rrezik të madh për Champions

-Instant, Sport



Covid-19 kthehet të godasë botën e futbollit e këtë herë rasti i pozitivitetit i takon Real Madrid. Kampionët e rinj të Spanjës kanë komunikuar përmes faqes së tyre zyrtare, pozitivitetin me koronavirus të Marianos. Lojtari domenikan është në shëndet të mirë e do të respektojë protokollin sanitar duke qendruar në shtëpi, por prezenca e tij në ndeshjen e kthimit të 1/8 të Champions League kundër Manchester City është në rrezik të madh.

Sulmuesi domenikan i datëlindjes ’93, ashtu si pjesa tjetër e skuadrës, ka patur disa ditë të lira pas triumfit në La Liga: pas rikthimit nga pushimi i shkurtër, klubi ka kryer testet e kontrollit për lojtarët dhe Mariano ka rezultuar pozitiv.

“Ju falenderoj për mesazhet tuaja mbështetëse – ka postuar ai në Story në Instagram -, falë Zotit ndihem perfekt. Tani jam i izoluar në shtëpi, shpresoj të kthehem shpejt në normalitet e të jem bashkë me shokët e mi e skuadrën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *