• |
ide | kryesore

Ambasadori gjerman: Keqardhje për votimin e sotëm pa konsensus

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf nuk ka kursyer pakënaqësinë në votimin pa konsensus të opozitës parlamentare të ndryshimeve kushtetuese sot në Kuvend.

Lexo më tej: Votimi në Kuvend/ Çfarë duhet të dini mbi ndryshimet kushtetuese 

Zingraf kërkon diskutim për mënyrën e realizimit të listave të hapura dhe rolin e koalicioneve parazgjedhore, që pas votimeve të sotme praktikisht janë të parealizueshme.

Ambasadori kujton se Reforma Zgjedhore është kusht për Këshillin e BE-së dhe në mënyrë të ngjashme për Bundestagun Gjerman që Shqipërisë ti hapet rruga për negociatat për në BE. ©Lapsi.al

Deklaratë e Ambasadorit Peter Zingraf:

Shpreh keqardhjen që megjithë marrëveshjen e arritur dhe tanimë të vendosur në ligj të 5 qershorit reforma zgjedhore e nisur në mënyrë të suksesshme është duke marrë sërish tipare konfliktuale përmes ndryshimeve kushtetuese. Unë respektoj rolin institucional të parlamentit, por njëkohësisht kuptoj që prej marrëveshjes së 5 qershorit rezultojnë pretendime legjitime për një dialog gjithëpërfshirës.

Ndaj u bëj thirrje të gjithë aktorëve të bashkëpunojnë për implementimin ligjor të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor si dhe të respektojnë marrëveshjen e 5 qershorit. Në këtë kontekst duhet të diskutohen në mënyrë të veçantë çështjet e listave të hapura dhe roli i koalicioneve parazgjedhore me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në frymën e përfshirjes dhe të bashkëpunimit.

Shqipëria gjendet përpara mundësive dhe sfidave të mëdha – përmend këtu vetëm bisedimet e anëtarësimit në BE, rindërtimin pas tërmetit dhe kapërcimin e krizës Corona dhe pasojave të saj. Në një situatë të tillë rregullat e qartë e transparentë për zgjedhjet e ardhshme, të pranuar nga të gjitha palët politike, janë me rëndësi thelbësore për të ardhmen e vendit.
Sjell në vëmendje, që reforma zgjedhore mbetet një element qendror në përmbushjen e kushteve të formuluara nga Këshilli i BE-së (dhe në mënyrë të ngjashme nga Bundestag-u) përpara Konferencës së Parë të Anëtarësimit me BE-në dhe se zbatimi i suksesshëm i saj është një prej kushteve të grupit të dytë.



6 Comments

    1. Uuuu ky shqupisti siper e quan veten POPULLI.
      He pra cohuni , cfare prisni. Do lagni prap breket me shurre nga gazi lotsjelles.
      POPULLI nuk do zevendesimin e nje qelbesire me nje qelbesire tjeter.
      POPULLI do qe te gjithe ju qelbesirat te qerroheni dhe ti lini vendin te rinjve.

  1. Nikolas Löbel, deputet gjerman i CDU-së së Kancelares Angela Merkel, njëherazi anëtar i politikës së jashtme në Bundestagun gjerman dhe bashkëraportues për Shqipërinë, ka përshëndetur ndryshimet kushtetuese.

    Ai i ka cilësuar zhvillimet e sotme si një hap të shkëlqyeshëm për Shqipërinë në rrugën drejt BE.

    “Ky është një hap i shkëlqyeshëm për Shqipërinë në rrugën drejt Evropës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *