• |
ide | kryesore

Vettingu, Komisioneri Publik paralajmëron ankimimin e vendimit për Alkelina Gazideden

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi ONM ka paraqitur rekomandimin për të ankimuar në KPA konfirmimin në detyrë të gjyqtares Alkelina Gazidedja, Komisioneri Publik bën me dije se mund ta ankimojë këtë vendim.

Përmes një njoftimi, pohohet se nuk është zbardhur vendimi me shkrim nga KPK dhe sapo kjo të ndodhë Komisioneri ka të drejtë që brenda 15 ditësh të depozitojë ankesën ne KPA.

Njoftimi i Komisioneri Publik:

Në datën 10.7.2020, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Alkelina Gazidedja, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit. Sot, më datë 30.7.2020, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit, znj. Alkelina Gazidedja.

Komisionerët Publikë, pasi të njoftohen me shkrim për vendimin nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Ky vendim ende nuk është njoftuar.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Rekomandimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Komisionerëve Publikë.



1 Comment

  1. Vezhguesi (kushdo qofte) me pare te beje publike zhvillimin teresor te procesit perkates (procesin e rregullt ligjor qe duhet te mbrojne teorikisht), mendimin e tij ne marrjen e vendimit dhe, me pas te vahzdoje edhe rrugen ligjore ….
    Nuk eshte nevoja as per te bere presion dhe as per te bere shantazh (specialisti-vezhguesi flet me ligj dhe, jo me Keshill Politik)!
    Anetaret e Komisionit, Komisioneret Publike, anetaret e Kolegjit dhe vezhguesit vetem ligjin nuk shofin (vetem rrethanat e faktit dhe rrethanat juridike përballe tyre nuk shofin) dhe, vetem tagrat ligjore nuk kane zbatuar (per me teper perballemi me çdo jurist-specialist te fushes) !!!
    Per vetting-un ka shume per te folur por, jo per te folur kur u thone se “dil dhe prononcohu” !!!
    Me keqardhje e them se te gjithe sa me siper vetem specialistin (nese jane te tille vezhguesit, se keto te Shqipes dihet se vetem specialist nuk mund t’u thuhet! ah! po specialist partie po se desh harrova) nuk kane bere, nuk po e bejne dhe, nuk kane ndermend t’a bejne me sa po shifet deri me sot !!!
    Nuremberg do te kete vazhdimisht per te tille vendimmarres (nuk besoj se kane per t’a harruar kete gje te pakten)!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *