• |
ide | kryesore

Ellen DeGeneres i përgjigjet akuzave për keqtrajtim ndaj stafit të punës

-Instant, Paparazzi, Slider



Ellen DeGeneres është një ndër figurat enjohura dhe të dashura të ekranit, e cila ka arritur të ketë një popullaritet të lartë falë emisionit të saj ‘The Ellen DeGeneres Show’.

Por,të shumtë janë personat që e akuzojnë dhe janë shprehur se në të vërtetë  Ellen nuk është aq e dashur dhe e sjellshme siç paraqitet në ekran.Kështu ka ndodhur sërish së fundmi pasi, punonjësit e tanishëm dhe të dikurshëm të emisionit të saj thonë se janë përballur me racizëm, frikë dhe kërcënim. Ata thonë se janë pushuar nga puna pasi kanë marrë leje për probleme shëndetësore ose për raste fatkeqësie .Sakaq, disa ditë më parë, disa punonjës janë përballur me arrogancë duke shtuar se problemi qëndron tek tre producentët që kanë në dorë çdo gjë, të cilët tregohen arrogantë, madje të pushojnë nga puna nëse ke ndonjë problem, pasi sipas tyre ka shumë njerëz që duan të punojnë aty.Pas gjithë zhurmës ka ardhur edhe reagimi i Ellen DeGeneres, e cila i ka dërguar stafit të emisionit të saj një letër të publikuar nga E!News, ku shkruan se është e zhgënyer nga akuzat e bëra kundër anëtarëve të stafit të saj.Një ditë para fillimit të emisionit, unë u thashë të gjithëve në takimin tonë të parë se Ellen DeGeneres Show do të ishte një vend i lumturisë – askush nuk do të ngrinte zërin dhe të gjithë do të trajtoheshin me respekt. Natyrisht, diçka ndryshoi, dhe unë jam e zhgënjyer kur mësoj se nuk ka qenë kështu. Për këtë, më vjen keq. Kushdo që më njeh e di se është e kundërta e asaj që unë besoj dhe ajo që doja për emisionin tonë”.DeGeneres pranon se suksesi i saj dhe i spektaklit që drejton prej vitesh nuk do të ishte i mundur pa të gjitha kontributet e punonjësve të saj. Ajo thotë se emri i saj është në një show kaq të madh dhe për gjithçka që ndodh, përgjegjësinë e merr ajo.Për këtë arsye, ajo deklaroi se ajo dhe Warner Bros po punojnë së bashku për të përcaktuar hapat e ardhshëm për të korrigjuar çështjet që gjetën përmes një hetimi të brendshëm.“Ndërsa jemi rritur në mënyrë eksponenciale, unë nuk kam qenë në gjendje të qëndroj në krye të gjithçkaje dhe jam mbështetur te të tjerët për të bërë punët e tyre pasi ata e dinin se si do të doja t’i bëja. Por, është e qartë se disa nuk e kanë ditur. Kjo tani do të ndryshojë dhe unë jam e vendosur të sigurojë që kjo nuk do të ndodhë më.”Më herët u raportua se producentët ekzekutiv të emisionit, Ed Glavin, Mary Connelly dhe Andy Lassner, janë akuzuar për sjellje të keqe në vendin e punës, dhe jo vetë DeGeneres. Ata thanë në deklaratën e tyre në atë kohë, “Për ecurinë, përgjegjësia dita ditës e shfaqjes Ellen është plotësisht mbi ne”. Ky thashethem u konfirmua edhe nga DeGeneres, e cila shkroi në letrën e saj se “njerëzit që punojnë me mua dhe për mua po flasin në emrin tim dhe keqpërfaqësojnë atë që unë jam. Kjo duhet të ndalet. Si dikush që u gjykua dhe pothuajse humbi gjithçka për të qenë vetëm kjo që jam, unë me të vërtetë e kuptoj dhe kam dhembshuri të thellë për ata që shikohen ndryshe, ose trajtohen padrejtësisht, jo të barabartë, ose — më keq që nuk merren parasysh. Të mendoj se ndonjë nga ju është ndjerë në këtë mënyrë është e tmerrshme për mua. Përsëri, më vjen keq për këdo që nuk e ka atë përvojë. Nëse s’do ishte për COVID, unë do ta isha kujdesur për këtë personalisht dhe mezi po pres që të kthehem në skenën tonë dhe t’ju shoh të gjithëve. “



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *