• |
ide | kryesore

Kalon me sukses vetingun gjyqtarja që liroi nga burgu Lul Berishën

-Instant, Lajme, Të fundit

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit konfirmoi të martën në detyrë gjyqtaren e Apelit të Durrësit, Anita Mici, ndërsa vendosi të transferojë për inspektim vendimin e lirimit nga burgu të Lulzim Berishës.

Anita Mici ka kryer studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitet 2002-2005 dhe është emëruar fillimisht gjyqtare në Gjykatën e Shkodrës. Në vitin 2010, Mici u transferua në Gjykatën e Durrësit ndërsa në vitin 2016 u dekretua gjyqtare në Gjykatën e Apelit Durrës.


Gjatë seancës dëgjimore, Mici u përball me pyetje për vendimin si anëtare e trupës gjykuese të 5 dhjetorit 2016, që mundësoi lirimin e parakohshëm nga burgu për ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.

Nga dënimi i tij prej 25 vitesh burg, Berisha vuajti fizikisht vetëm 10 vjet e 8 muaj dhe u lirua pas një serie vendimesh të diskutueshme të gjykatave dhe një garancie për punësim nga ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

KPK vendosi transferimin e kësaj çështjeje në ILD, pavarësisht një opinioni kritik të ONM-së lidhur me praktikën e përsëritur të referimeve nga shkalla e parë e vetingut. KPK rrëzoi gjithashtu një raport papërshtatshmërie të DSIK për gjyqtaren Mici.

4 Comments

  1. U trembet nga shiu ?
    Prisni edhe pak se po vjen drejtesia e re .
    Ata qe iken ishin hajdute po keta jane strateg te hajnise .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu