Në Itali tashmë janë të bindur që Juventusi e ka shkarkuar trajnerin Maurizio Sarri dhe pritet që së shpejti klubi kampion të dalë me një komunikatë zyrtare lidhur me këtë vendim, që vjen pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Lyon.
Lajmin e ka dhënë gazetari dhe eksperti italian, Gianluca Di Marzio, përmes llogarisë personale në rrjetin social “Twitter”.
.
Në Itali raportojnë se Mauricio Pochettino shikohet si kandidati kryesor për zëvendësuar Sarrin, madje tashmë drejtuesit e Zonjes se Vjeter e kanë kontaktuar ishin e Tottenham.
Derisa përmenden edhe emrat e Zinedine Zidane dhe Simone Inzaghi si kandidatë për stolin e Juves.
Juve me Sarrin e fitoi Serinë A, por nuk është e mjaftueshme për drejtuesit e klubit që ëndërrojnë Champions Leaguen, pasi në Itali triumfojnë tash e nëntë vite me radhë.
Po Zidani dhe Inzagi sikur i kane ekipet e tyre, !!!
Apo kshtu e tha filxhani…
Edhe Sarri e kishte ekipin….. para 4 oresh!
Edhe gabon filxhani. Pirlua nuk kish ekip, dhe ja …e mori.
Susekse i urojme. Po dhe Sarrit, suksese ne jete …