• |
ide | kryesore

Jason Derulo poston videon qesharake në TikTok,i thyen dhëmbët Will Smith-it

-Instant, Paparazzi, Slider



KëngëtariiJason Derulo, ka grumbulluar mijëra fansa në rrjetin social TikTok, përmes videove të ndryshme sidomos gjatë pandemisë .

Postimet e tij janë nga më të ndryshmet, që nga përditshmëria e deri te ato qesharake.Së fundmi përmes një video në po të njëjtin rrjet social, Jason është parë duke i mësuar aktorit Will Smith disa leksione golfi.Me qëllim që të jetë qesharake, duket se Tik Tok-u ka shkuar në mënyrë të gabuar, pasi aktori i njohur përfundoi me dhëmbë të thyer.Derisa këngëtari po praktikonte të gjuante topin, në mënyrë të papritur shkopi që po përdorte ra në fytyrën e 51 vjeçarit.Duke e marrë me sportivitet, Will iu drejtua: “Më jep disa copa akulli, ne kemi një problem këtu”.Në një tjetër postim në rrjetin social Instagram, Smith kishte ndarë një video ndërsa shiheshin dhëmbët e tij të thyer.“Duhet ta mos e ftoj Jason më të vijë tek un”, ka shkruar ai në përshkrim.Megjithatë duket se e gjitha është një shaka ku dhe ndjekësit nuk e kan besuar Jason pasi nuk është hera parë që ai bën këto ‘prank’.

 

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *