• |
ide | kryesore

Video/ E pabesueshme në Alvalade: Lyon flak jashtë City e fluturoin në gjysmëfinale

-Instant, F1, Sport, Video



Do të jetë Lyon që do të luajë gjysëmfinalen e Champions League kundër fenomenalëve të Bayern Mynih e jo Manchester City të ish-teknikut Guardiola. Francezët fitojnë në mënyrë të pabesueshme por po aq të merituar kundër një tjetër pretendenti për triumfin final. Skuadra e Garcias u imponua 3-1 në cerekfinalen kundër anglezëve: avantazhit të Cornet në të 24′ iu përgjigj në të 69′ De Bruyne, por më pas erdhi dygolëshi i Moussa Dembélé (79′ e 87′) që i dhuroi suksesin Rudi Garcia e të tijve. Shumë pishmane për një City të shpërqendruar, të pasaktë e pak efikas.

Manchester City ishte futur në cerekfinalen me Lyon si skuadra favorite për të kaluar raundin, por skuadra e Guardiolës u vu në vështirësi nga francezët që insistuan në linjën e tyre solide difensive dhe befasuan në minutën e 24 me Cornet. Mesfushori shënoi një gol me peshë që francezët tentuan ta mbrojnë, edhe pse e kishin të qartë për nivelin e kundërshtarit që ishte përballë.

E në fakt, rezistenca e Lyon u thye në minutën e 69, kur Manchester City arriti më në fund të gjente një të carë në prapavijën franceze, duke barazuar rezultatin me një aksion fantastik të nisur nga vetë De Bruyne. Veprim spektakolar i Sterling në të majtë e më pas sugjerimi për belgun që ishte i pakapshëm në konkluzionin në hyrje të zonës. 1-1 por pikërisht kur dukej se 20 minutat e mbetura do ti shërbenin Guardiolës për të përmbysur ndeshjen, erdhi befasia.

Francezët shpartalluan skuadrën e Guardiolas me dy gola në shtatë minuta që mbajnë firmën e Dembele. Sulmuesit, që zëvendëoi Depay në minutën e 75, iu deshën vetëm 4 minuta për të kthyer Garcian në avantazh, ndërsa kompletoi misionin e tij në minutën e 86 me golin e dytë personal duke e bërë praktikisht të pakthyeshëm rezultatin në minutat e mbetura. Kështu, surpriza franceze që ndryshe nga kundërshtarët erdhi në Champions pa minuta ndeshjesh në këmbë (kampionati francez nuk vazhdoi më) nxjerr rivalin e dytë të madh nga kompeticioni e ndoshta Bayern nuk duhet të jetë kaq i qetë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *