• |
ide | kryesore

Angelina Jolie ‘kërcënon’ Brad Pitt se do t’i marrë fëmijët në Londër

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori Brad Pitt  mendon se Angelina Jolie ka shkuar ‘shumë larg’ me procedurat e tyre të divorcit që janë zgjatur dhe kanë hyrë në vitin e katërt që nga momenti kur u nisën.

“Brad thotë se Angelina ka shkuar shumë larg kësaj here”, u shpreh një burim per  revistën “Us Weekly”.“Ai ka mbetur pa asnjë mundësi tjetër përveç të luftojë përsëri – e vështirë”, ka thënë  burimi. Më 10 gusht,  Jolie  kërkoi të skualifikojë gjyqtarin John W. Ouderkirk për ‘dështimin për të zbuluar’ marrëdhëniet e tij të punës me një nga avokatët e Pitt.Ouderkirk gjithashtu ndodh që të jetë gjykatësi  qe kurorëzoi ciftin në pronën e tyre franceze ‘Chateau Miraval’ në vitin 2014. “Individët e dëmtuar më shumë nga gabimi transparentisht taktik i Jolie janë fëmijët e vetë palëve”, thanë avokatët e Pitt në përgjigje të paraqitjes së Jolie.“Ata vazhdojnë të privohen nga një zgjidhje përfundimtare për  çështjene kujdestarisë”, thonë burime pranë tyre.Brad dhe Angelina janë bashkë-prindër të pesë fëmijëve – Pax, 16 vjeç, Zahara, 15, Shiloh, 14, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 12 – ndërsa Maddox, 19, i cili po kryen studimet në Korenë e Jugut.Angelina thuhet se “ka kërcënuar të transferojë fëmijët e tyre në Richmond”, një periferi e pasur në Londrën Jugperëndimore.“Ajo beson se Richmond është një mjedis i përsosur për fëmijët, nga pikëpamja kulturore dhe arsimore”, tha një burim i brendshëm për The Mirror.“Një skenar është që ajo mund t’i ketë fëmijët disa muaj në një kohë në Mbretërinë e Bashkuar, atëherë ata do të lejohen të kthehen të shohin Brad për periudha më të gjata”, thotë tutje burimi.Sidoqoftë, në nëntor, Jolie i tha posaçërisht “Harper’s Bazaar” në një intervistë: “Unë do të doja të jetoja jashtë vendit dhe do ta bëj këtë menjëherë pasi fëmijët e mi të jenë 18 vjeç. Tani për tani unë duhet të jem atje ku babai i tyre zgjedh për të jetuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *