• |
ide | kryesore

Arbana flet për rifillimin e Big Brother si dhe për largimin e Xhemit nga Portokalli

-Instant, Paparazzi, Slider



Arbana Osmani ka marrë përsipër t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve në Instagram, që i vijnë nga ndjekës kureshtarë.Moderatorja e njohur ka dhënë lajmin e madh se programi i saj “Dua të të bëj të lumtur”, nis sezonin e ri në janar, ndërsa në shtator ajo pret të gjitha historitë e personave që duan të bëhen pjesë e këtij formati.

Ndërkohë, sa i përket pyetjes më të madhe se kur fillon Big Brother, Arbana u shpreh se ende nuk ka një datë, por do të na i tregojë sapo ta mësojë.

Ajo foli edhe për ikjen e Xhemi Shehut nga Top Channel dhe duket se e konfirmoi largimin e papritur.

“Po, kjo që thotë që ka ikur nga Top-i, por sipas meje ka ikur nga trutë”, ka shkruar Osmani krah fotos me mikeshën e saj, të cilat kanë pozuar në ambientet e Top Channel.

Arbana është në pritje të ëmbël dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë mjaft aktive në Instagram, me recetat e saj fantastike dhe duke ndarë eksperienca nga pritja e ëmbël.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *