• |
ide | kryesore

Mbappe’ paralajmëron Bayern: “Dua Champions për të shkruar historinë”

-Instant, F1, Sport



Të fitojë Champions League “është motivi ekzakt për të cilin kam zgjedhur këtë klub. E kam thënë gjithnjë, dua të shkruaj historinë e futbollit francese e nesër kam një tjetër mundësi për ta bërë”. Kështu ka lëshuar sfidën Kylian Mbappe’, sulmuesi i Psg, në vigjilje të finales së Champions League, që do të shohë francezët të përballen në Lisbonë me Bayern Mynih.

“Që kur kam mbërritur në 2017 kemi patur disa zhgënjime, tani jemi në finale e kjo tregon se nuk kemi hequr dorë asnjëherë”, ka shpjeguar kampioni i botës me Francën. “Të fitoj me një skuadër franceze e për futbollin francez do të na shpërblente për gjithcka. Ky ka qenë misioni im që ditën e parë që erdha këtu”.

“Duket qartë – shtoi ai – se të gjithë duan të fitojnë trofeun. Është një sezon i pazakonshëm por i paharrueshëm. Kjo Champions do të futet në histori”, ka theksuar Mbappe duke i siguruar të gjithë për formën e tij fizike: “Sa më shumë kalojnë ditët aq më mirë ndihem. Të luaja në gjysëmfinale ishte një ndihmë e madhe, edhe pse fizikisht ndihesha pak i ngarkuar”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *