• |
ide | kryesore

“Për Barcelonën, pranoj edhe pankinën”: Suarez besnikëri e pakushtëzuar

-Instant, Sport



Pas ditë heshtje, Luis Suarez del hapur e kërkon qartësi nga Barcelona për të ardhmen e tij. “Flitet për disa emra që ka bërë presidenti, për disa ndryshime, por askush nuk ka ardhur të më thotë se duan të bëjnë pa mua. Nëse ky është vullneti i klubit, do ishte mirë që përgjegjësit e kësaj zgjedhje të ma thonë në sy – ka thënë ai për El Pais – Jam këtu prej 6 vjetësh, mjaftueshëm gjatë për të thënë atë që mendoj”.

“Dua më të mirën për klubin e idea ime është të qendroj, por nëse shoqëria mendon se unë jam i sakrifikueshmi, nuk kam problem të flas me atë që vendos”. 33 vjecari, mik i ngushtë i Lionel Messi është gati të pranojë edhe një rol jo si protagonist: “Do të pranoja të mos e kisha vendin të sigurtë, konkurenca bën mirë e nëse trajneri mendon se duhet ta nis nga pankina nuk do kisha probleme. Mendoj se mund ti jap ende shumë Barcelonës. Nuk kam folur ende me Koeman”.

Pastaj uruguajani lëshon edhe një paralajmërim për klubin, që është gati të bëjë një revolucion të vërtetë. “Në këtë botë mungon koerenca, durimi e memoria. Kur Real Madrid humbi me Ajax më kujtohet që donin të shisnin Kroos e Modric, që sot janë kthyer të jenë fenomenë. Është mëkat sepse është gjithnjë kështu, njerëzit kanë mendime mbi gjithcka e mund të gjykojnë shumë lehtë: ajo që është e bardhë sot, neër është e zezë e anasjelltas. Kur mungojnë dijet ose argumentat për të shpjeguar gjërat në thellësi, zakonisht kapet motivi më i thjeshtë, por futbolli është më kompleks”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *