• |
ide | kryesore

Covid në Kosovë, 4 viktima dhe 157 raste të reja

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima, 157 raste me COVID-19 dhe 154 të shëruar.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 511 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 157 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, njofton IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 12.840 raste nga 48.743 persona të dyshuar me virusin SARS-CoV-2. Me viktimat e 24 orëve të fundit ka shkuar në 492 numri i personave që kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shëruar 154 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 8.942, kurse numri i rasteve aktive, 3.406.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *