• |
ide | kryesore

Edi Rama duke folur serbisht, bën fushatë kundër partive shqiptare në Mal të Zi (VIDEO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Përmes një video-mesazhi, kryeministri Edi Rama doli në mbështetje të presidentit malazez, Milo Gjukanoviç, në një kohë kur në Malin e Zi po afrojnë zgjedhjet.

Ndër të tjera, teksa përshëndet edhe në gjuhën shqipe, Rama u bën thirrje qytetarëve fqinjë të votojnë për Gjukanovic në mënyrë që Mali i Zi të vazhdojë zhvillimin.

“Mirëdita miq!

Pozdrav iz Tirane dragi prijatelji

Nuk do e ndieja thellësisht dhe sinqerisht lidhjen e veçantë mes dy vendeve tona vëllezër, mes dy partive tona dhe le ta themi edhe midis meje dhe Milo Djukanovicit. Jo vetëm kaq, por ka një rëndësi shumë të madhe për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin vendimi që vëllezërit dhe motrat e Malit të Zi duhet të marrin në ditët në vijim, që e bën fjalimin tim të domosdoshëm.

Do të doja t’ju drejtohesha në të njëjtën gjuhë, por fatkeqësisht di vetëm shumë pak fjalë, si Odlucnu za Crnu Goru ose “hvala shto postojish dragi Milo”. Po faleminderit Milo që ekziston, jo vetëm për Malin e Zi, por edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët në Mal të Zi, në Kosovë dhe kudo tjetër në rajon si dhe për të gjithë rajonin tonë në tërësi. Ato që ti ende nuk ke bërë për Malin e Zi, nuk më takon mua t’i gjykoj, këtë ia lë në dorë popullit tuaj. Por ajo që mund të them pa pikë dyshimi është se ato që Milo Djukanovic ka bërë për Malin e Zi dhe për rajonin duhet të bëjnë krenar çdo qytetar malazez dhe duhet t’i bëjnë të gjithë prindërit e Malit të Zi të ndihen të sigurt për fëmijët e tyre dhe për fëmijët e fëmijëve.

Nuk e di se si do të ishte sot Mali i Zi pa burrin që e drejtoi vendin tuaj të bukur drejt rrugës së pavarësisë dhe drejt këtij vendi kaq të mirë që është sot Mali i Zi në jetën e Evropës. Por ajo që dimë është se sot Mali i Zi nuk krahasohet me vendin e vogël, të varfër dhe të dobët që ishte kur nisi rrugëtimin e gjatë drejt një të ardhmeje më të mirë nën vizionin dhe drejtimin e mprehtë të Milos. Janë të mahnitshme arritjet e tij dhe sa shumë ka ndryshuar vendi, duke u bërë më i fortë dhe më i mirë dhe shumë më i respektuar botërisht pas çdo procesi zgjedhor.

E di që populli i Malit të Zi ashtu si shqiptarët dhe si çdo popull tjetër në rajon dhe më gjerë kërkojnë më shumë dhe më mirë. Kjo është normale. Sa më i mirë të bëhet vendi aq më shumë rritet niveli i ambicies dhe ulet niveli i durimit. Por, mos u gaboni rreziku për të shkuar mbrapsht është gjithmonë i pranishëm kur vendos të shtysh më fort drejt përparimit. Prandaj këto zgjedhje janë vendimtare për Malin e Zi, pasi pa dyshim që çdo votë që mund të shkojë, për të nxitur zhvillim më të shpejtë, kundër Milo Djukanovicit, mund ta kthejë vendin mbrapsht në kohë shumë shpejt. Nuk ka asnjë sot për sot që mund ta shpëtojë të ardhmen e Malit të Zi më shumë se sa burri që e shpëtoi shumë herë në të shkuarën dhe se sa partia që punoi kaq fort dhe arriti kaq shumë deri më sot e që ende po qeveris në Crna Gora. Nuk ka kohë për eksperimente që mund të sjellin pasiguri dhe pendesë. Është vërtet odlucnu za Crnu Goru për të qëndruar në krah të Milo Djukanovicit më 30 gusht dhe të vazhdojë puna e mrekullueshme që e ka bërë Malin e Zi një yll të shndritshëm në rajon, një shembull për të gjithë ne dhe një anëtar krenar të familjes Euro-Atlantike dhe një vend shumë më të mirë për njerëzit e tij. Ju uroj fat miq dhe ju lutem fitoni, za Crna Goru i za sve nas! Zoti qoftë gjithnjë me ju dhe bekoftë Malin e Zi në çdo hap!”



16 Comments

  1. Show i demshem dhe i panevojshem. Shqipetaret e malit te zi e di me mire se askush tjeter se ke duhet te votojne. E verteta eshte qe nese nuk fiton serish Gjukanoviçi vijne forcat pro serbe e ruse ne mal te zi, dhe akti pare qe do ndermarrin eshte terheqja e njohjes se kosoves si shtet. Kosova i fali dhe nje siperfaqe jo te vogel toke me premtimin se BE do hiqte rregjimin e vizave per qytetaret e Kosoves. Megjithate Rama duhej te kish bere thirrje qe shqipetatet te jene te bashkuar e te votojne partite shqipetare.

  2. Ky pra rama seshte shqiptar eshte grek njeher thot jame vlonjat himarjot durrsak tirans bjeher thot jame mysliman katolik ordodoks NUK PRISH PONE LE TE JETE CFA TE JETE PSE I NGATERRON GJERAT SEPSE ESHTE ME MISIN QE KA MARRE NGA NENURAT E PARISIT.ESHTE ME AGJENT ANTI SHQIPTARE AI DUHET TE HETOHET PER TRADHETI KMBETARE TRADHETI NJERZIM SKA KUSH E HETON………………

  3. Dy vjet me pare Rama e shprehu hapur deshiren e tij per nje sistem si ai ne Mal te Zi. Kuptohet qe Rames si rruhet per sistemin por per produktin e tij. Ai enderron cdo cast dhe biles ka marre hapa serioze ne drejtim te nje konsolidimi permanent te pushtetit. Opozita shqiptare duket se nuk e ka marre seriozisht kete sharlatan dhe ka vene bidonin ne radhe.

  4. Per ju injorantet qe ju peshkoi Lapsi si zhaba budallaqe. Nese bie Gjukanovici vijne ne pushtet forcat pro serbe dhe pro ruse . Shqiptaret e dine shume mire per ke duhet te votojne . Kete ja u kane thene disa here politikanet shqiptare te shqiperise , kosoves , maqedonise .
    Problemi eshte te behet nje propagande aq e fuqishme sa te kthejne mendje dhe ata qe nuk kane vendosur akoma se per ke do votojne.
    Ne rastin me te keq , Rama e beri shume te qarte qe ardhja e partive orthodoxe ultra nacionaliste serbe ne pushtet eshte SHUME E KEQE PER SHQIPTARET.
    Rama nuk thote ne asnje fjali te fjalimit te tije qe shqiptaret duhet te votojne per Gjukanovicin sepse e di shume mire se ne rastin me te keq partite shqiptare do te bejne koalicion me te.

  5. Te gjithe bertasin “Skandal!!!” por me siguri dicka fshihet ketu. Ky nuk rshte nje skandal pa dashje i Rames. Ky eshte nje skandal qe fsheh dicka tjeter. Me siguri ndonje zullum i madh po pergatitet ose eshte oergatitur tashme dhe nderkohe qe njerezit merren me kete skandal, shqiptareve iu krijohet nje borxh tjeter per ndonje PPP si ajo rruga me tunel e Llogarase ku “per nje rastesi” dalja e tunelit korrespondon me resortin e Saimit Manes

  6. Akoma nuk e kini mbledhur mendjen o njerez qe ky psikop-skizofreni eshte -pro-Jugosllav -sic ishte dhe babai tij shpirteror ,ai bilogjik .Ky eshte shok i Vucicit ,mik i Gjykanovicit menje fjale eshte -anti shqiptar-.

  7. Nuk mund ta besoj qe e tha dhe kete. Nga ky mund te presesh gjithshka. Mjaft me . Ky eshte fundi . Turp

  8. Mos harroni qe Malazezet te përbashkët me sllavet kane vetem gjuhen se gjaku është shqiptar, Millosh Gjoka apo Milo Gjukanoviç është diktatoruc, por është diktatoruci “ynë”.
    Gjithashtu, mos harroni qe Malazezet kanë qenë pjesë e lidhjes se Lezhës ne krah te Skënderbeut!

  9. Gjuha e servilit eshte gjuha me e bukur ne bote. Ate e flasin politikanet rrjedhshem. Ky dikatoruci yne eshte shembull ideal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *