• |
ide | kryesore

Shokë me dhëndrin e Qazim Sejdinit, kush janë dy të arrestuarit sot në Elbasan për vrasjen e “Flor Qorrit”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Elbasanit arrestoi sot dy persona të tjerë për pengimin e zbardhjes së vrasjes së Florian Lamçes në Elbasan, ngjarje e ndodhur në 30 korrik, për të cilën qëndron pas hekurave si autor, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Numri i të arrestuarve bashkë me Sokol Sanxhaktarin e Adriano Hajdarin ka shkuar në 4 persona.

Dy personat e arrestuar sot janë Mehmet Muça dhe dhe Amadeus Lamçja. Mësohet se të dy janë shokë me dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit. Lamçaj ka gënjyer para policisë dhe ka thënë se nuk ishte në lokal kur ndodhi ngjarja por hetimet nxorën të kundërtën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *