• |
ide | kryesore

Transformohet Rebel Wilson, habit fansat me look-un e saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Rebel Wilson mahniti fansat e saj ku postoi një foto të saj pas humbjes së 18 kilogrameve në një fustan blu të ngushtë në Instagram, shkruan DailyMail.

Rebel ishte veshur për një ngjarje bamirësie për të mbledhur para për Shkollën e Saint Jude, e cila ofron arsim falas për fëmijët në Arusha, Tanzania.Humbja në peshë e aktores  është vërejtur nga fansat dhe ndjekësit e famshëm,  të cilët janë befasuar nga ky transformim“ Dukesh mahnitëse”, komentoi trajneri personal i Rebel, Jono Castano.“Dukesh përrallore! E gjithë puna e vështirë është paguar”, shkroi një fans.Rebel zbuloi në maj se ajo ishte duke u përpjekur të  binte nga pesha.Sipas revistës People, transformimi i saj është arritur falë ndjekjes së planit të dietës Mayr Method.“Është një dietë që eliminon intolerancat e ushqimit, zvogëlon sheqerin, inkurajon ngrënien e ushqimeve të tëra ngadalë, forcon sistemin imunitar dhe zvogëlon inflamacionin”, tha një burim.“Ajo ushtrohet me një trainer personal gjashtë herë në javë, ben ecje  dhe po përpiqet të rrisë proteinat e saj ushqyese”, shtoi burimi. Rebel ka arritur të largojë nga trupi i saj plot 18 kilogramë që nga fillimi i vitit.

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *