• |
ide | kryesore

Modelja Emina Çunmulaj udhëton 22 orë për të votuar shqiptarët në Malin e Zi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Modelja shqiptare Emina Çunmulaj ka udhëtuar prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të hedhur votën në zgjedhjet që mbahen në Malin e Zi. Ajo u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin pasivisht në zgjedhje dhe të votojnë për kandidatët shqiptarë. Edhe ajo tha se do të ishte më mirë që shqiptarët të dilnin me një listë të përbashkët.

“22 orë në aeroplan, ama mbërritëm. Mburrem që kam të drejtë për të votuar si shqiptare në Malin e Zi, mburrem që jam shqiptare. Dua që që të gjithë shqiptarët e Malit të Zi të mburren që janë të tillë.

Të bashkohemi me njëri – tjetrin se për besë pa njëri – tjetrin nuk mundemi kurrsesi. Votoni shqip njerëz se jemi shqiptarë, mos harroni! Unë kam 2 vajza që babain nuk e kanë shqiptar, por atyre u flas shqip edhe pse jetoj në një vend të huaj.

A duhet të garonin shqiptarët në një listë? Për mendimin tim po. Do të kishim fituar më shumë. Unë i kam parë në diasporë se si vuajnë shqiptarët dhe ne sot duhet ta themi fjalën tonë. Ishalla fitore” – tha modelja. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Të kam zili për patriotizmin tënd.
    Do të doja të isha edhe unë po aq sa ty.
    Shëmbulli jot më nxit t’a bëj edhe unë të njëjtën gjë kur të vijë dita për të shporrur tradhëtarin në Tiranë.

    1. Kujdes me termin!
      Mendon se duhet folur per “tradheti”???
      Nje tradhetar eshte nje person qe ka hequr dore apo devijuar nga besimi i tij apo linja qe ka ndjekur me pare ai apo eterit e tij.
      Ky Kari nga Surreli prinderit e gjysherit i ka pasur komuniste bolshevike, pra internacionaliste.
      Ky NUK eshte tradhetar!
      Ky eshte thjesht nje vegel antishqiptare dhe nje levantin, sic e perkufizonte dikur Konica!

  2. Moj Emina (qe shqiptaret e quajne Emine),ti mburresh se je shqiptare,por burrin,nuk paske denjue me e marre shqiptar.Do thuash,se ky eshte problem ndjenjash!Por edhe mburrja,per etnine tende,ne fakt eshte gjithashtu,problem ndjenjash.Po e ben,njelloj si ne tregeti:Ne tregun e lire,malli nuk shitet me cmimin e vet real,por me ate te tregut .Me sa kemi pare deri me sot,ata shqiptare qe nuk kane qene te kenaqur,apo edhe qe na paskan vuajtur shume,jane kthyer ne vendlindje,pra ata qe po qendrojne atje ku kane emigruar,bile shumica jane martuar me etnine e vet,sikur e kundershtojne teorine tende.Prandaj,mos fol me emocionet,qe te paskan permbytur edhe mendjen,por fol me kembe ne toke,se modelet,nuk dallohen per” gojtari”.Dhe se fundi,shqiptaret,qe jetojne ne trojet e veta,natyrisht qe jane te bashkuar (edhe pa ndihmen e thirrrjes tuaj),ndersa ti,qe flet per bashkim,joton e vecuar prej tyre,bile edhe me burrin,”prej importi”,ne vendin e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *