• |
ide | kryesore

Berlusconi me Covid humb Milan-Monza, Galliani: “I vjen shumë keq që nuk mund jetë në San Siro”

-Instant, Sport



Duhet të ishte ndeshja e rikthimit të tij në tribunën e San Siros, e ndërkohë Silvio Berlusconi duhet ta shohë Milan-Monza komod në shtëpinë e tij, pas rezultimit pozitiv për Covid-19, pas tamponit të kryer. Një impenjim futbollistik për tu anulluar, të cilin në fakt e kishte shumë për zemër ish- presidenti kuqezi, tani në krahun e kundërt: “I vjen shumë keq – ka pranuar administratori i deleguar Adriano Galliani -, e kishte konfirmuar me shumë entuziazëm prezencën e tij”.

Natyrisht këtë herë si kundërshtar i Milan: “E ka Monzën në zemër e kjo është një garanci për të gjithë tifozët. Ajo kundër Milan është një ndeshje e dy dashurive”.

Sfida e të shtunës e ka nxitur Galliani të shprehë mendimin edhe për sezonin 2020/21, duke ruajtur një shpresë të zjarrtë për Monzën e për kuqezinjtë e Milan: “Shpresoj të shoh Milan të kualifikohet për në Champions e Monzën në Serie A”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *