• |
ide | kryesore

Video/ Përplasen keq direkt në TV Gabbia e Costacurta: “Nuk je korrekt ti, se është shoku yt i ekipit”

Sport, Video
Gabbia



Milan pësoi një humbje të rëndë nga Monza 4-2 dhe pas ndeshjes tensioni u ndje edhe në analizat në studio. Përplasje e fortë verbale, ku nuk munguan ofendimet mes Gabbia dhe Costacurta. Debatet u ndezën edhe më shumë për faktin se kuqezinjtë e teknikut Pioli, nuk e shfrytëzuan shansin për të kaluar në renditje Juventus.

Në pjesën e dytë, Milan pati një qëndrim ndryshe por u dëmtua nga Jovic, i cili mori kartonin e kuq për një shuplakë reagimi. Pavarësisht kësaj, kuqezinjtë arritën të barazonin në minutën e 88′ me Giroud dhe Pulisic. Por më pas erdhi kolapsi. Së pari Bondo, pastaj Colombo, fundosën anijen e teknikut Pioli.

SHERR MES GABBIA E COSTACURTA

Një rezultat që nuk duhej në shtëpinë e Milan dhe tensioni u ndje edhe pas ndeshjes. Gabbia e Costacurta, në studio, kishin diçka për t’i thënë njëri-tjetrin.

Gjithçka rrotullohej rreth paraqitjes së dobët të Thiaë, i cili bëri faullin e penalltisë dhe shpesh gjendej jashtë pozicionit. Costacurta deklaroi se gabimet e mbrojtësit gjerman dëmtuan kuqezinjtë. Nga ana tjetër, Gabbia sulmoi duke thënë se golat pësohen si ekip dhe nuk është korrekte të fajësohen individët.

Pikërisht aty Costacurta shpërtheu: “Nuk po tregohem korrekt se them se dikush ka gabuar? Nuk je korrekt ti, sepse është shoku yt i skuadrës. Nuk duhet të thuash që nuk jam korrekt, unë jam një analist, nuk kam pse të mbroj shokët e skuadrës si ti”. Pas kësaj, Gabbia i kërkoi falje ish-qendërmbrojtësit të Milan Costacurta dhe e bëri të qartë se nuk donte të tregonte mungesë respekti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *