• |
ide | kryesore

Justin dhe Hailey pjesë e klipit të ri të Drake dhe dj Khaled (VIDEO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Pandemia e koronavirusit e bëri të vështirë për Drake dhe DJ Khaled të filmonin një video muzikore për këngën e tyre hit “Popstar”.Ndaj dyshja kërkoi ndihmën e Justin Bieber për videon e tyre, të publikuar të enjten mbrëma.26-vjeçari bën një jetë të shfrenuar në klipin e ri, me femra, alkool dhe luks të tepruar, të paktën deri në momentin që zgjohet dhe kupton se ishte e gjitha një ëndërr, ose kështu mendon ai.Kënga nis me Drake dhe Khaled që përpiqen të gjejnë ide të ndryshme për realizimin e klipit, dhe më pas del Justin i sapo zgjuar në një shtrat me femra përtokë.Justin ecën nëpër korridore i ndjekur nga një roje sigurie, me një shishe shampanjë në dorë dhe zinxhirë diamanti në qafë.Ai zbret në katin ku mbahet festa dhe më pas e gjen veten në një studio duke regjistruar këngën e re. Në fund Justin zgjohet pranë bashkëshortes së tij aktuale Haley Bieber, dhe kupton se ishte e gjitha një ëndërr deri sa merr një telefonatë nga Drake që e fut në dyshime.

 

https://www.youtube.com/watch?v=3CxtK7-XtE0&feature=emb_title



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *