• |
ide | kryesore

Altin Basha pas 17-vitesh drejt largimit nga “Portokalli”

-Instant, F1, Paparazzi



Prej pak kohësh në media ka qarkulluar lajmi se regjisori i njohur Altin Basha do të linte “Top Channel” pasi kishte lidhur kontratë me një tjetër televizion.Ky lajm ende nuk është konfirmuar nga vetë Basha, por është konfirmuar së fundmi nga burime për “dritare.net”.Burimet bëjnë të ditur se regjisori po largohet nga spektakli i humorit pas 17 vitesh punë, ndërsa një tjetër personazh thuhet të zërë një vend të rëndësishëm.Sipas burimeve, aktori Florian Binaj do të vazhdojë të qëndrojë në “Portokalli” dhe tashmë do të ketë një peshë të madhe mbi supe, pasi i është besuar gjysmë-drejtimi i emisionit.Megjithatë, këto lajme presin ende një konfirmim.Rikujtojmë se pas Xhemi Shehut, edhe Salsano Rrapi la pas 13 vitesh emisionin e humorit, pas përplasjeve me Ben Blushin.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *