• |
ide | kryesore

“Për të vrapuar në 800m redukto hormonet”: atletja hiperandrogjene Semenya rebelohet

-Instant, Sport



Afrikano-jugorja Caster Semenya ka humbur një betejë të rëndësishme në luftën e saj të gjatë: drejtësia zvicerane ka konfirmuar në fakt të martën se atletja hiperandrogjene duhet ti nënshtrohet kurave hormonale specifike për të mundur të konkurojë në distancën e saj të preferuar, 800 metra. Atletja 29 vjecare, mosmarrëveshja e të cilës me Federatën Ndërkombëtare të Atletikës së Lehtë zgjate prej më shumë se 10 vjetësh, ka lajmëruar menjëherë se po vlerëson “të gjithë ankimimet e mundshme ndërkombëtare e kombëtare”.

“Jam shumë e zhgënjyer nga kjo ndalesë, por refuzoj të drogohem nga Ëorld Athletics ose të lejoj që të më ndalohet të jem ajo që jam”, ka reaguar ajo në një komunikatë për shtyp, duke premtuar të luftojë “për të drejtat e njeriut të femrave atlete, brenda e jashtë fushës, deri kur të jemi të lirë të vrapojmë ashtu si kemi lindur”. Nga zbulimi I saj në 2009, atletja me trup muskuloz ka fituar dy tituj olimpikë e tre tituj botëror. Ajo është bërë gjithashtu flamurtare e standardeve të atletëve “hiperandrogjenë”, në qendër të një polemike kundër barazisë sportive dhe të drejtës për të qenë të ndryshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *