• |
ide | kryesore

2 vite pas ndarjes nga Mimoza Shkodra, Seldi Qalliu prezanton të dashurën e re

-Instant, Paparazzi, Slider



Dy vite pas ndarjes nga Mimoza Shkodra, Seldi Qalliu duket se ka gjetur një dashuri të re.

Ai ka zgjedhur ditën e lindjes së partneres për t’i prezantuar publikut vajzën që i ka vjedhur zemrën.

Këngëtari e ka “mbytur” llogarinë e tij në Instagram me foto e video nga ditëlindja, ku ka surprizuar partneren me festën dhe tortën e ditëlindjes.

Krahas fotos ku shkëmbejnë një puthje të ëmbël në buzë, Seldi i bën urimin special të dashurës së tij të quajtur Sindi.

“Edhe ? zemra ime te dua shum ???”- janë fjalët e Seldit në postim.

Mirëpo, vëmendjen në këtë foto na e tërhoqi unaza në gishtin e bukuroshes, e cila ndodhet pikërisht në “gishtin e fejesës”.

Ende nuk e dimë nëse unaza e vendosur nga Sindi në këtë gisht është thjesht rastësi, apo dyshja i ka dhënë fund beqarisë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *