• |
ide | kryesore

Aksidentohet makina e policisë në mes të Tiranës, 1 i plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident është regjistruar rreth pres 23:00 në zonën e kryqëzimit të “21 Dhjetorit” në Tiranë. Policia bën me dije se një automjet i Policisë së Shtetit është përplasur me një automjet privat. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë pasagjerja në mjetin e policisë, e cila u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 23:00 në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” është përfshirë në aksident mjeti i policisë me drejtues shtetasin Xh.P., me mjetin me drejtues shtetasin I.B. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë pasagjerja në mjetin e policisë, e cila u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *