• |
ide | kryesore

71 raste të reja dhe 7 viktima nga Covid 19 në 24 orët e fundit në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 612 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes nga koronavirusi.

Instituti i Shëndetit Publik ka raportuar se janë shëruar 163 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.435 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.606.

Numri total i rasteve pozitive është 14.637 raste nga 57.851 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 596 raste të vdekjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *