• |
ide | kryesore

Ish-punonjësja : Ellen De Generes, njeriu më i keq që kam njohur

-Instant, Paparazzi, Slider



Se fundmi një ish-punonjëse e shtëpisë së Ellen De Generes ka akuzuar moderatoren duke thënë se e trajton stafin e punonjësve të shtëpisë shumë keq.

Ish-punonjësja anonime ka treguar se sjellja e saj në ambientin e shtëpisë është edhe më toksik se ai në punë.”Mendoj se personaliteti i vërtetë i dikujt tregohet në shtëpi. Pas gjithçkaje që është thënë për të në punë, mund ta imagjinoni si është ajo në ambientet e shtëpisë. Ndonjëherë na bërtet, por është intonacioni i saj ai që të vret më shumë. Na trajtonte sikur të ishim asgjë.”Ajo shtoi se Ellen ishte gati dhe t’i torturonte ato në punën e tyre. “Ti duhet thjesht të uleshe aty dhe ta dëgjoje sepse ishte ajo që po të paguante. Ellen është njeriu më i keq që kam dëgjuar në jetën time. Ajo gjen kënaqësi kur pushon njerëz nga puna. Më kishin thënë se karakteri i saj ishte i tillë dhe se duhet të rrija sa më larg saj e të përpiqesha të evitojë çdo kontakt direkt me të sa më shumë të kisha mundësi. Punën me të do ta përshkruaja si kamp përqëndrimi.”- tregon ajo.Thuhet se Ellen mund të mërzitej për gjëra fare të vogla si përshembull, pak kripë e derdhur jashtë.Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Ellen thotë se asgjë nga këto nuk është e vërtetë dhe se është vetëm që thashethem që përpunohet nga një burim jo serioz tek tjetri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *