• |
ide | kryesore

E pësoi si Bayern në finalen e Champions me Manchester, Cungu: “Nuk është fundi i botës”

-Instant, Sport



“Deri në minutën e 90 ishim në avantazh, pavarësisht se ishim me një lojtar më pak. Ndoshta duhet të ishim pak më të kujdesshëm në disa momente. Nuk mund të parashikosh asgjë”. Armando Cungu nuk gjen justifikim edhe pse mundohet të shpjegojë atë që ndodhi në minutat shtesë në Elbasan Arena kundër Hapoel Beer Sheva që përmbysi shifrat me dy gola, duke i kujtuar të gjithëve finalen e famshme të Champions në 1999 ku Manchester United në shtesë shënoi dy gola për të përmbysur avantazhin e Bayern. Në kamp Now atehere shënuan Solskjaer e Sheringham, në Elbasan para syve të Cungut Agudelo dhe Varenne.

“Nuk mund të fajësoj asnjë lojtarë. Do t’i komplimentoj djemtë për lojën që kanë bërë – tha Cungu në të nxehtë pas ndeshjes -. Është e vështirë të luash në inferioritet numerik (7 minuta me gjithë shtesë) Kishim problemet tona, ritmi ishte i ulët në pjesën e parë. Jo gjithmonë ia del me 10 lojtarë”.

Zhgënjimi të shohësh kualifikimin të ikë nga duart në një formë të tillë është i kuptueshëm, edhe pse Cungu nuk do ta bëjë dramë: “Mërzia është kudo, futbolli i tillë është. Nuk është fundi i botë. Dëshira ishte për të kaluar edhe një tur, për të mirë të klubit dhe djemve, për të thyer një rekord. Ishim shumë afër, tragjike! Duhet të mundohemi të qetësohemi, kampionati është në prag, duhet të përgatitemi për një sezon të vështirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *