• |
ide | kryesore

Sulmuan me armë në hotel, policia lë në burg tre të akuzuarit

Lajme, Të fundit



Nisur nga dy sulmet me breshëri plumbash në hotel “Voloreka” në Tushemisht të Pogradecit, gjykata e Tiranës ka rivlerësuar masat e sigurimit për tre të arrestuarit për këtë ngjarje.

Gjykata ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për Anterio Kaloshin, Meardi Berberin si dhe shtetasin Ervin Kalaja. Mësohet se Kaloshi është mik i Orges Bilbilit, i cili akuzohet se ka bërë edhe sulmin në fjalë, ndërsa ishte në shoqërinë e tij kur u arrestua. Ata akuzohen për armbajtje pa leje, kundështim të policisë, falsifikim dokumentesh.

Më 13 gusht u bë dhe arrestimi i tre të dyshuarve. Më tej, çështja mbërriti në Gjykatën Penale të Tiranës për shkak se gjykata e Pogradecit shpalli moskompetencë territoriale. Meardi Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës); Anterio Kaloshi, 29 vjeç, banues në Lushnjë (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës) dhe Ervin Kalaja, 40 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”) u arrestuan gjatë një operacioni të mirëorganizuar nga Shërbimet e Forcave Operacionale në zonën e Linzës, Tiranë, në garazhin e shtetasit Ervin Kalaja.

Gjatë kontrollit të këtij ambienti, këtyre shtetasve iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 thikë, krehra, sasi municioni luftarak, të cilat i posedonin pa leje, dokumente të dyshuara si të falsifikuara, sasi monetare në lek dhe euro.
Gjithashtu janë sekuestruar pjesë të ndryshme të armëve të zjarrit që dyshohet se janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale, të cilat do dërgohen për ekzaminim ne laboratorin shkencor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *