• |
ide | kryesore

Video/ Bundesliga tronditet në debutim: Bayern i ekzagjeruar, 8-0 ndaj Schalke

-Instant, F1, Sport, Video



Bundesliga hapet me një provë forcë të përbindshme të Bayern Mynih, që në Allianz Arena pret Schalke 04 dhe e shkatërron me një 8-0 që nuk lejon asnjë koment. Serinë e golave e hapi Gnabry në minutën e 4′, ndërsa para pushimit shënuan edhe Goretzka e i zakonshmi Leëandoëski me penallti. Në pjesën e dytë erdhën edhe dy gola të tjetër të Gnabry, kështu që në harkun e 10 minutave edhe Muller, Sané e Musiala vendosën firmën në triumfin bavarez, që paralajmëron kampionatin për atë që i pret.

Kampionët e Europës e Gjermanisë kanë dhënë kështu një sinjal të qartë për të gjithë pretendetët e titullit, Dortmund të parin. Në makinerinë perfekte të ndërtuar nga Flick, asgjë nuk i është lënë rastësise. Për Schalke u kuptua që do të ishte një mbrëmje vuajtje që kur Gnabry shënoi të parin pas katër minutash, por shpërthimi i goleadës bavareze ishte i ekzagjeruar.

Gnabry, me tre golat e shënuar është lojtari i ndeshjes. Topin në shtëpi për të, ndërsa ka debutuar në mënyrë perfekte edhe Sane, i ardhur këtë verë nga Manchester City. Sulmuesi anësor ka shënuar një gol, atë të 7-0, ndërsa ka lavdi edhe për një tjetër të ri si Musiala që shënoi golin që vulosi rezultatin 9 minuta nga fundi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *